Dokumentet në Ambasadën e SHBA – Sërish, për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana Kalaja/

Ashtu siç u kam bërë me dije, në vijim të informacioneve të vëna nga unë më datë 10 korrik 2025, sot, të gjitha provat e reja për dosjen në ngarkim të gjyqtares me 3 mbiemra, e kam depozituar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akredituar në Republikën e Shqipërisë
Po kështu, nisur dhe nga “vesi” që kam unë për t’i shkuar gjërave deri në fund, kjo dosje do i përcillet edhe Senatit, Kongresit, Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OPDAT.

 

Kjo rezyme, vjen pasi u njoha me vendimin e fundit nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas shkresës Nr. 183/79 extra, datë 20.01.2026, ky institucion ka konfirmuar (bashkëngjitur ½. 183/75 extra Prot., datë 31.12.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë një kopje të vendimit nr. 1447/2005 datë 07.06.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë me Tre Anëtarë, Janinë.

Gjithashtu, ju informojmë se më datë 19.01.2026 Prokuroria e Përgjithshme, ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit në lidhje me deklarimet e bëra në Formularin e Vetë deklarimit nga subjekti Irena Gjoka (Shpata, Maneku), dhe po në këtë datë, ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në bazë të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.”.

Referuar të gjithë prova dhe komunikimit në vijimësi me Prokurorinë e Përgjithshme, duhet të theksoj faktin se tashmë është e vërtetuar se ekziston fakti penal i mosdeklarimit nga ana e të gjyqtares Irena Gjoka – Shpata – Maneku, i dëbimit dhe i dënimit në shtetin grek, për të cilin jo vetëm ka dijeni, por me veprime konkludente ka autorizuar avokat dhe ka ankimuar në gjykatën e Janinës këto vendime.

E çmoj të rëndësishëm të theksoj faktin se përveç se Irena Gjoka – Shpata – Maneku, është përsëritëse në kryerjen e veprës penale (dy herë ashtu siç e deklaron vetë në prokurën e cituar më sipër), me vetëdije ka kryer veprat penale në mënyrë vazhduese (krim vazhdues), ndërkohë që ka një vit që këto fakte e prova janë bërë publike, në mënyrë kategorike, ndryshe nga sa paraqesim dokumentat e depozituara e publikuara nga unë.

Në këto kushte, duke qenë se jemi përpara shkeljes në mënyrë të përsëritur të dispozitave ligjore si në kuptim të mosdeklarimit të dy ekspulseve ashtu dhe dy vendimeve penale, madje kjo në mënyrë vijuese (krim vazhdues), argumentoj se kjo shtetase nuk përmbush kriteret për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, aq më pak e një gjykate aq të rëndësishme si Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.

Për të mos përmendur procedurën e ndjekur për këtë gjyqtare, unike në fakt ku Komisioneri Publik, megjithëse kishte bërë ankim në shkallën e dytë të vettingut (KPA) për shkeljet e rënda nga kjo gjyqtare, “çuditërisht” një ditë para dhënies së vendimit, u hoq dorë nga ankimi, duke ngritur dyshime të arsyeshme dhe serioze lidhur me integritetin e kësaj reforme, siç në fakt po e vërteton dita ditës.

Ndërkohë që i gjithë publiku është njohur me këto vepra penale të Irenës me 3 mbiemra si dhe faktin se nuk plotëson kushtet për të qenë gjyqtare, pyetjet legjitime që në janë se:

1. Këtë Reformë në Drejtësi, me gjyqtarë të dënuar ka mbështetur me para, eksperiencë dhe burime njerëzorë SHBA?

2. A mund të jetë gjyqtare, aq më shumë në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend një shtetase e dënuar dhe që ka refuzuar e vijon ta refuzojë dënimin e saj?

3. A nuk duhet që ndaj kësaj gjyqtareje fillimisht të merren masa sigurimi si ajo e arrestit apo pezullimi nga detyra për shkak të detyrës që mban të cilat paraqesin rrezikun e:

Fshehjes, manipulimit dhe tjetërsimit të provave;

Intimidimit të dëshmitarëve.

Dhënia e përgjigjeve lidhur me pyetjet e mësipërme, tregon qartazi jo vetëm dështimin e thellë të kësaj reforme, por njëkohësisht edhe uljen e ndjeshme të besimit të publikut ndaj saj, se aksesin për drejtësi e kanë humbur me kohë (mjafton të shihni numrin prej 200 mijë të dosjeve stok).

Gjithashtu, po Ju paraqes edhe një pjesë të dokumenteve që kam përcjellë sot në Ambasadën e SHBA-së, bashkëlidhur rezymesë së dytë (në rezymenë e parë ishin 30 prova):

1. Përgjigje e kërkesës time nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, më shkresën Nr. 1399/1 Prot., datë 06.05.2025.

2. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 22767 Prot.,/(B.M) datë 02.07.2025, ardhur nga SPAK.

3. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 26289 Prot.,/(B.M) datë 23.07.2025, ardhur nga SPAK.

4. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/65 extra Prot datë 03.09.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

5. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/67 extra Prot datë 16.09.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

6. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 34607 Prot.,/(B.M) datë 29.09.2025, ardhur nga SPAK.

7. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/79 extra Prot datë 20.01.2026, nga Prokuroria e Përgjithshme.

8. Kërkesa ime datë 21.01.2026, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

9. Kërkesa ime datë 21.01.2026, drejtuar strukturës së SPAK.

10. Vendimi Nr. 15314/2004 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë.

11. Vendimi Nr. 320/2006 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë.

12. Shkresë Nr. 1623 Prot.,/25/1741610, datë 14.08.2025, e Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Kufijve të Migracionit në Republikën e Greqisë.

Një gjë Ju siguroj se:

Do i shkoj deri në fund kësaj beteje, pasi qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë të drejtohen dhe gjykohen nga banditë, mafiozë e kriminelë, megjithëse janë sulur vrasësit me pagesë të porositur nga kriminelja Irena me 3 mbiemra, për të minimizuar këtë krim të rëndë (së shpejti provat).

E unë kam dhënë prova për këtë.

Shihemi së shpejti…..

Kush e ka radhën?

 

Share it :