Çollaku zbulon skandalin/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda nuk ka certifikatë sigurie

Çollaku zbulon skandalin/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda nuk ka certifikatë sigurie

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nuk ka certifikatë sigurie.

Çollaku shtoi se e sfidon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, të publikojë certifikatën e sigurisë nëse e ka.

Çollaku, deklaroi se telefoni i një zyrtari të lartë të policisë është sekuestruar, ndonëse kjo nuk është pranuar zyrtarisht.

Çollaku: Dhe sfida është, unë e sfidoj Protën, të nxjerri certifikatën e sigurisë. Ka certifikatë sigurie? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Unë them nuk ka certifikatë sigurie. E ta pyesim. Ka certifikatë sigurie? Nëse po, le ta publikojë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, a ka certifikatë sigurie? Nëse po, le ta publikojë. Mendoj se nuk do të përgjigjet dhe nuk do të ketë një dokument për t’u publikuar. Të paktën zyrtar. Nëse është dokument nga gjyshi e nga zyra e gjyshit, ajo është histori tjetër. Tani ne vijmë nga ky oborr, ku Sueli, gjyshi, krejt horrat dhe banditët, urdhërojnë drejtorin e policisë për hatër të eprorit të tyre, ortakut të bandave, dhe ne presim që ai të sillet si oficer policie. Ne presim që ai të, të ruajë mbarëvajtjen, të mos ushtrojë dhunë. Puna e parë që..

Po përballet një njeri i inkriminuar me popullin e tij. Një njeri që do të jetë i pandehur, nuk e shpëton askush, as vizita në Izrael, as në hënë, as në Mars, as në Neptun. Të gjithë planetet t’i marri me radhë, nuk e shpëton askush marrjen e pandehur këtij individi. Sepse nëse viziton këto kryeqytete të botës, nuk do të thotë se nuk je i korruptuar, nuk do të thotë se nuk je i lidhur me krimin, nuk do të thotë se ti s’u ke dhënë leje banditëve, leje strategjike për të pastruar miliarda euro.

Share it :