Urdhërdhënësi është Edi Rama’ / Bardh Spahia: Arrestimi i 10 vjeçarit, turp i vërtetë për një shtet kriminal

Urdhërdhënësi është Edi Rama’ / Bardh Spahia: Arrestimi i 10 vjeçarit, turp i vërtetë për një shtet kriminal

Deputeti i PD-së Bardh Spahia e quan akt skandaloze dhe të paligjshëm shoqërimin e 10 vjeçarit në komisariat gjatë protestës së opozitës. Nga ambientet e komisariatit nr 1 Spahia ka bërë publike detaje tronditëse për gjendjen e fëmijës, duke akuzuar autoritetet për dhunë dhe shkelje flagrante të të drejtave.

Pjese nga deklarata e Bardh Spahise

10 vjeç i traumatizuar, nën shock psikologjik që gjendet sot i arrestuar në komisariatin numër 1 të Tiranës. Kjo është fytyra e vërtetë, në fakt e një shteti kriminal që arreston edhe fëmijë 10 vjeç pa praninë as të psikologut, as të punonjësit social, çka është edhe detyrim ligjor.

Është dhunuar, i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në një shock të vërtetë psikologjik.

Kjo është një pamje skandaloze. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve të cilët janë të ndaluar tani në komisariatin numër 1, është edhe ky fëmijë.

Një turp i vërtetë për një shtet kriminal.

Pyetje: Ju kishit një komunikim me punonjësit e policisë brenda komisariatit, edhe me tona të larta. Çfarë pretendojnë, çfarë veprimesh ka kryer 10-vjeçari dhe pse është ndaluar?
Bardh Spahia: Nuk kanë as edhe një përgjigje për praninë e një 10-vjeçari aty dhe për shoqërimin e 10-vjeçarit në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Tani nuk dinë si të dalin nga ajo situatë. Kanë marrë, kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në komisariatin numër 1 një të mitur 10-vjeçar.

Është krejtësisht e paprecedent. As në vendet diktatoriale më të egra nuk ka ndodhur kjo.

Pyetje: Ishte arsyeja për të cilën kishte edhe konflikt brenda komisariatit?

Bardh Spahia: Absolutisht po. Sepse u tentua dhe nga punonjësit e policisë t’i bëhej një pyetësor në mënyrë agresive.

Pyetje: A kishin dijeni prindërit se ku ndodhej djali i tyre?

Bardh Spahia: Absolutisht jo. Madje fëmija, ne tentuam ta ndihmojmë nëpërmjet një telefonate me prindërit, por fëmija nuk mbante mend numrin e prindërve. Dinte vetëm të thoshte emrin e tij. Romeo Kore.

Pyetje: Me dijeninë tuaj, sa protestues janë shoqëruar në komisariatin numër 1 deri tani?

Bardh Spahia: Deri tani, 23 të shoqëruar në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Po interesohemi, ne kërkojmë informacion edhe për mënyrën e trajtimit të tyre, por siç e patëm mundësi ta konstatojmë edhe aty, nuk është as drejtuesi i komisariatit numër 1.

Janë disa polica aty që nuk njohin madje as autoritetin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe të cilët nuk kanë as edhe një kompetencë për të trajtuar këto raste dhe sidomos rastin e fëmijës 10-vjeçar i cili ndodhet në komisariatin numër 1 në kushte ekstremisht të shqetësuese.

Po e them edhe në sensin e profesionit që kam si mjek, është krejtësisht e patolerueshme prezenca e një 10-vjeçari aty pa praninë e psikologut.

Rast unikal në botë, ku një i mitur 10-vjeçar arrestohet, dhunohet, shoqërohet në komisariatin numër 1 dhe është në gjendje, jua them me përgjegjësi edhe profesionale, në gjendje shoku psikologjik. Pasi nuk ishte në gjendje të kujtonte as numrat e telefonit të prindërve të tij, kujtonte dhe përsëriste vetëm emrin e tij. Kjo është një çështje për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi direkte drejtuesit e qeverisë shqiptare, duke filluar nga urdhërdhënësi i vërtetë që është Edi Rama, ministri, ministrja e Brendshme, si dhe të gjithë, i gjithë zinxhiri i policisë që ka arritur deri në këtë pikë sa të shoqërojë një 10-vjeçar në komisariat.

Thirrja jonë është të ndalet reprezalja ekstreme e strukturave të rendit publik ndaj qytetarëve të ndershëm, qytetarëve që kanë zgjedhur të protestojnë për 1001 arsye në kushte krejtësisht paqësore, dhe që sot përballen me një dhunë krejtësisht të pashpjegueshme të një shteti të inkriminuar, që rrugën e vetme tashmë përpara shkërmoqjes së plotë ka vetëm reagimin nëpërmjet dhunës policore.

Share it :
Përdorimi i gazit të skaduar/ A po bën Edi Rama gjenocid të hapur dhe pa asnjë mëshirë ndaj shqiptarëve? Nga Felix Bilani/ Perdorimi i gazit lotsjellës të tipit CS, i rezultuar i skaduar që prej korrikut 2023, gjatë protestës në Tiranë nuk mund të trajtohet me si incident operacional apo gabim administrativ. Ky akt, i dokumentuar materialisht, përbën ushtrim të vetëdijshem të dhunës shtetërore ndaj popullsisë civile, në kushte ku rreziku shendetësor ishte i parashikueshëm, i njohur dhe i shmangshëm. Kur një shtet përdor substanca kimike të skaduara në hapesirë publike, duke ekspozuar masivisht qytetarë, kalimtare, të moshuar dhe femijë, ai nuk po administron rendin. Ai po prodhon dëm kolektiv. Në këtë kuptim, përtej terminologjisë teknike, ky akt përmbush kriteret e asaj që në gjuhen politike dhe morale quhet gjenocid i ngadaltë shendetësor, jo si eliminim i menjëhershëm fizik, por si ekspozim sistematik i popullsisë ndaj rrezikut, nëpërmjet mjeteve shtetërore, jashtë çdo norme sigurie. Skadenca si provë e dijenisë dhe qellimit duke parë se data e skadencës nuk është detaj i harruar në etiketë. Ajo është provë objektive e dijenisë së mundshme. Një institucion shtetëror, e di ose duhet te dijë çfarë përdor, e di ose duhet të dijë së një substancë e skaduar është jashtë certifikimit, e di ose duhet të dije se pasojat nuk janë më të kontrollueshme. Kjo e zhvendos çështjen nga pakujdesia e thjeshtë në pakujdesi të rëndë me elementë dashjeje eventuale, pranimi i rrezikut si pasojë e parëndësishme përballë objektivit të shtypjes. Sipas standardeve të National Institute of Justice (NIJ) dhe European Committee for Standardization (CEN), përdorimi i pajisjeve kimike pas skadencës është i ndaluar, është jashtë autorizimit ligjor, përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Pra kemi përdorim të mjetit të rrezikshëm jashtë ligjit nga vetë shteti. Nga shkelje e të drejtave të njeriut në dhunë shtetërore sistemike Sipas konventës europiane për të drejtat e njeriut, shteti ka detyrim pozitiv të mbrojë jetën dhe shëndetin e individëve, veçanërisht kur ushtron forcë, por kur shteti, përdor substanca kimike të skaduara në mjedis urban pa diferencim midis protestuesve dhe popullsisë atëherë kemi dështim të rëndë të këtij detyrimi. Në këtë pikë, dhuna nuk është më episodike, Ajo bëhet sistematike, sepse buron nga politika shtetërore e menaxhimit të rendit dhe realizohet nga struktura të organizuara që prek një popullsi civile të gjerë Ky është territori juridik ku një fotogazetar, qytetar apo profesionist ka të drejtë morale dhe politike ta quajë këtë akt gjenocid, në kuptimin e shkatërrimit të qëllimshëm të shendetit dhe dinjitetit të popullsisë, jo përmes luftës, por përmes aparatit shtetëror. Përgjegjësia shtetërore nuk është abstrakte. Përgjegjësia është konkrete dhe e gjurmueshme….. kush ruajti stokun kush certifikoi pajisjet kush dha urdhrin kush e zbatoi kush heshti me pas. Mosveprimi pas faktit e bën shtetin bashkëpërgjegjës, sepse heshtja institucionale është vazhdim i aktit, jo korrigjim i tij. Sepse një shtet që përdor gaz kimik të skaduar ndaj qytetarëve të vet nuk ka me problem rendin publik. Ai ka problem legjitimitetin moral dhe juridik të vetë pushtetit. Burimet dhe referencat World Health Organization (WHO) Tear Gas and Riot Control Agents – Health and Safety Considerations Centers for Disease Control and Prevention (CDC) Facts About Riot Control Agents (CS) National Institute of Justice (NIJ – U.S. Department of Justice) Chemical Agent Use and Safety Guidelines European Committee for Standardization (CEN) Standards for Pyrotechnic and Chemical Croëd-Control Devices European Convention on Human Rights (ECHR / KEDNJ) Neni 2 (E drejta per jeten), Neni 8 (integriteti fizik) Hu, H. et al. Toxicological Revieë of Ortho-chlorobenzylidene malononitrile (CS) Journal of Occupational and Environmental Medicine.