Berisha: Protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj Ramës, Lubi Ballukut, Lindës së Surrelit, Lindës se AKSH-it

Berisha: Protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj Ramës, Lubi Ballukut, Lindës së Surrelit, Lindës se AKSH-it

Kryetari demokrat gjatë konferencës së shtypit në selinë e PD tha se, “protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj Ramës, Lubi Ballukut, Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, mbrëmë, fallangat e krimit shoqëruan dhe arrestuan në komisariatin e policisë guximtarët:

Ervis Kurta, Ervis Mirashi, Ardian Toli, Sali Saraçi, Besnik Bali, Leonard Xhemalxhiu, Rei Hasku, Alket Toska, Edison Huli, Blendi Spaho, Elton Hoti, Romi Bizhoti, Hamza Cani, Tomas Koja, Ardian Lici, Anduel Lleshi, Anastas Memo, Alen Liko, Klodian Bajrami, Ervis Visha, Rexhep Tarja, Noel Masha.

Në komisariatin numër 2 u arrestuan: Besnik Bali, Leonard Xhebaxhiu, Roni Bizhoti, Elton Hoti, Hamza Cani dhe u lirua një qytetar.

Në komisariatin 6, Blendi Spaho, Skënder Toska, Edison Huli, Ardian Toli, Sokol Gjoni, Elson Mirashi, Kanto Toli dhe të shoqëruar të tre këta.

Pra, siç e shihni, dhjetëra, mbi 27 të rinj, të cilët nuk kanë kryer në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore, përveçse kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj Edi Ramës, Lubi Balluku, Lindës së AKSHIT, Lindës së Surrelit, Ergys Agasit dhe bandës së tyre.

Ata të gjithë sot janë në komisariat dhe me urdhër të Edi Ramës vazhdon fushata e arrestimeve të qytetarëve. Dënoj me forcën më të madhe këtë terror kriminal ndaj protestuesve.

Dënoj keqtrajtimin që iu bë dhe një qytetareje, e cila banonte në shtëpinë e fëmijës dhe që absolutisht s’kishte asnjë lidhje me asnjë akt, me asnjë akt të çfarëdolloji. E goditën. Për të ilustruar dhunën kriminale ndaj të rinjve dhe ndaj fëmijëve, Ilirian Tela apo Agasi apo banditi në krye të policisë, mashtroi shqiptarët, tha u plagosën 12 policë. Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në këto qendra të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.

Po, ato kanë marrë qytetarin nga Berati, nga shtrati i spital në komisariat. Në një akt brutal dhe kriminal. Por policë të plagosur për spitalet e Tiranës nuk ka patur qoftë dhe një të vetëm. E garantoj Edi Ramën se personalisht do bëhet përgjegjës për dhunën që u ushtrua ndaj kryengritësve paqësorë.

Dhe se çdo akt dhune ndaj guximtarëve do marrë ndëshkimin e merituar. Por një gjë duhet ta pranoj. Shkëlqeu, shkëlqeu siç meriton, guximi i të rinjve. Ishin ata që ishin ata që i dhanë të gjithë epikën asaj kryengritje.

Gazetarët i panë se si në dhjetëra, dhjetëra raste, ata por dhe qytetarët e tjerë kapën kanistrat e gazit dhe ja u kthyen banditëve me uniformë, nga i kishin nisur. Pra protesta protesta për herë të parë nxorri në pah dhe një shkallë të lartë përgatitje dhe vendosmërie nga ana e protestuesve.

Antigaz.

E vërteta që policë të kalamendur pati nga gazi. Po ishte gazi i tyre, jo i protestuesve. Nuk i plagosën protestuesit, i plagosën vetë ata. Se i gjuajtën protestuesit me gaz. I përgëzoj, i përgëzoj për aktin heroik të kapjes së gazeve dhe të hedhjes drejt atyre që i hodhën drejt narko-banditëve.

I siguroj falangat e krimit se protesta tjetra, kjo do jetë masive, masive, dhe se asnjë mjet i tyre nuk do mund të mposhtë revoltën e përgjithshme popullore.

Por me këtë rast u bëj thirrje policëve të ndershëm, familjarë, atdhetarë, por dhe demokratë në shpirt. Asnjë akt në mbrojtje të Edi Ramës. Edi Rama është i dënuari i popullit shqiptar, është armiku i kombit shqiptar.

Meriton ndëshkim, ndëshkim dhe vetëm ndëshkim, bashkë me suitën e tij. Mos u bëni mburojë e një të keqeje të tillë që s’e ka njohur Shqipëria në historinë e saj.

Ky është kilometri i fundit. Asgjë në botë nuk na ndalon ne pa arritur në finish fitimtar.

Share it :