Strazimiri: Sot policia ka “qëlluar në mish”

Strazimiri: Sot policia ka “qëlluar në mish”

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka lëshuar akuza të rënda për dhunë të qëllimshme dhe të motivuar politikisht nga ana e efektivëve.

Sipas deputetit Strazimiri, ndërhyrja e policisë ishte tërësisht joprofesionale dhe armiqësore. Ai deklaroi se policia ka përdorur predha me gaz lotsjellës duke qëlluar drejtpërdrejt “në mish” dhe se shënjestra ka qenë korpusi i protestuesve pranë tribunës ku ndodhej lideri i opozitës, Sali Berisha, së bashku me deputetë të tjerë.

Strazimiri pohoi se edhe ai vetë është goditur personalisht nga një prej këtyre predhave. “Sot kanë qëlluar në mish. Kanë goditur pikërisht korpusin pranë tribunës ku ndodheshe Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike”, tha ai.

Deputeti demokrat shkoi më tej, duke i cilësuar forcat e rendit si “militantë partie” dhe jo si oficerë profesionistë. “Këta që bëjnë këto veprime nuk janë policë që rrinë aty për 500 mijë lekë rrogë. Ata janë militantë partie që kanë një urrejtje politike ndaj opozitës”, theksoi Strazimiri, duke shtuar se sjellja e tyre tregonte se ata nuk zbatonin as urdhrat e eprorëve të tyre për tërheqje.

Strazimiri denoncoi gjithashtu se ka pasur një tentativë nga ana e policisë për të hyrë me makina deri në derën e selisë së Partisë Demokratike, duke bërë që një pjesë e protestuesve të strehoheshin në oborrin e selisë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.

Sipas tij, qëllimi i protestës ishte pikërisht kërkesa drejtuar institucioneve për të kryer detyrën, dhe për të arrestuar “të pandehurit që prokuroria e Edi Ramës nuk i kërkon t’i futen në burgje”. Akuzat e tij pasqyrojnë një situatë tejet të tensionuar politike, ku opozita akuzon drejtpërdrejt policinë për shndërrim në një instrument politik të qeverisë.

Sot kanë qëlluar në mish, kanë goditur pikërisht korpusin pranë tribunës ku ndodheshj Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike. Unë personalisht jam goditur në trup, me njërën prej këtyre predhave që hidhnin gaz lotsjellës. Është totalisht joprofesionale, është totalisht armiqësore ndaj opozitës. Këta që bëjnë këto veprime nuk janë policë që rrinë aty për 500.000 lekë rrogë.

Ata janë militantë partie që kanë një urrejtje politike ndaj opozitës, e cila në fund të fundit kishte dalë për t’ju kërkuar pikërisht atyre të kryejnë detyrën, të zbatojnë ligjin, të arrestojnë të pandehurit që prokuroria e Edi Ramës nuk i kërkon t’i futen në burgje, kjo opozita shqiptare.

Kështu që aty domethënë kur filloi ndërhyrja kishte nervozizëm dhe bëjnë mirë që janë nervozë, kishte frikë dhe bëjnë mirë. Kanë gjuajtur në trup dhe më tej kanë tentuar, besoj koka të nxehta, që sigurisht do të përgjigjen për këtë punë, kanë tentuar të vijnë me makina dhe me polici deri tek dera e Partisë Demokratike, që në atë moment unë jam i bindur që mund të kishin hyrë dhe brenda. Një pjesë e protestuesve ishin strehuar tek oborri i Partisë Demokratike, ku ishte ndër të paktat vende ë që për t’u mbrojtur nga gazi, t’ju them të drejtën, dhe sigurisht që aty nuk i lamë. Së bashku me kolegen Albana Vokshi, me kolegun Flamur Noka.

Ata janë militantë politikë, ata nuk janë profesionistë. Në qoftë se i shikoni, duke më njohur kush jam, duke u prezantuar se kush jam, duke u thënë të mos bëjnë asnjë hap më tej, edhe urdhrin e shefit të tyre që i thotë largohu, mos e prekni, nuk e zbatojnë. Ata janë militantë partie. Ata janë patronazhista, nuk janë policë. Ata shtyjnë deputetët.

Share it :