Boçi: Nuk jemi për spektakël politik, por për të vlerësuar jetën dhe kombin
Ka nisur protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.
Pak minuta para nisjes së protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha shkoi në seli dhe nga aty, u nis me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.
Fjalimin e parë do ta mbante deputeti Luçiano Boçi i cili apeloi që sot duhet të shprehim revoltën dhe zemërimin tonë.
Nënkryetar i Partisë Demokratike, ka deklaruar se protesta nuk është një “spektakël politik”, por një akt ku opozita dhe qytetarët “vlerësojnë jetën, kombin dhe zotin”, duke theksuar motivimet e tyre për të protestuar kundër qeverisjes aktuale.
Përmes protestës PD kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa detajet e këtij tubimi po mbahen ende diskrete.
Policia e Tiranës ndërkohë ka merr masa, duke nxjerrë në terren 1300 forca policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë politike. Kryeministria nga ana tjetër ka fortifikuar dyert dhe është e rrethuar. Pritet të ketë prezencë dhe të zjarrfikësve dhe ambulancës sipas protokollit.
Pak orë para protestës, Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që të “ngrihen në lartësinë e këtij misioni”.
“I bëj thirrje të rinjve të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.”-shkruan Berisha.






