Nga drejtori i Hetimit Tatimor te shefi i komisariatit, cilët ishin zyrtarët që shpërndanin materialet e SPAK në grupin e WhatsApp
Agim Ismaili, ish-drejtor i Burgjeve, u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet për hekrimin e sistemit elektronik të SPAK.
Ismaili akuzohet për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Pjesë e dosjes janë edhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.
Mirëpo, grupi i cili akuzohet për tentativën për hakerimin e sistemit të SPAK, përbëhet nga disa emra zyrtarësh që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet, të cilët janë zbardhur nga BalkanWeb.
Në këtë grup ishin të përfshirë:
Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.
Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin)
Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).
Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).
Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.
Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).
Jonida Baçi – ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).
Ylli Gaxholli – ish-punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.
Maltin Malaj – ish-drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.






