Me bord pa bord, me ftese pa ftese dosjet e Rames jane e mbeten ne mes!

Me bord pa bord, me ftese pa ftese dosjet e Rames jane e mbeten ne mes!

Nga Petrit Vasili

E gjithe historia butaforike e fteses se Rames per ne Bordin e paqes ishte shfaqja me tragjikomike e pasigurise dhe frikes se Rames prej dosjeve shume te renda te korrupsionit.

Diskutimi ne Kuvend per Ratifikimin e nje Marreveshjeje te pa firmosur nga vete Rama e ben akoma me qesharake situaten dhe aq me te baltosur rilindasit ne Parlament.

Dosjet e korrupsionit jane te mbushura deri ne gryke me mijra e mijra dokumente, fakte e prova qe nuk ju ben derman as ftesat per bordin dhe as gje prej gjeje.

Miliarda euro te plackitura nga Rama dhe te tijte nuk ka ftese qe i amniston dhe i fal.

Tashme letrat jane hapur.

Rama eshte ne hall shume te madh qe detyrohet te beje nje propagande te tille prej budallai, sepse kushdo e kupton qe prokuroreve ne SPAK nuk mund tu thote dot: qe une dhe qeveria vodhem miliarda, por tani une kam marre ftese per Bordin e Paqes.

Historia e fteses se Rames e ka katandisur ate ne nje struc qe ka mbuluar fytyren por nga prapa eshte krejt lakuriq.

Dosjet jane te panumerta dhe per fatin e mire te shqiptareve dokumentet, provat dhe faktet nuk i ka ne dore vetem SPAK-u, por i ka dhe media e opozita.

Ndaj cdo iluzion i Rames qe tu bishtnoje atyre eshte i kote sikur te takoje edhe Trumpin, Putin dhe Xi Jipingun se bashku.

Keshtu asnje shqiptar nuk duhet te impresionohet nga teneqet e llamarinat zhurmuese propagandistike te hajduteve ne pushtet, qe jane ne
vetvete vecse ulerima qarje e vaji per ndeshkimin e pashmangshem, qe i pret per miliardat e vjedhura.

Ndaj Ramë mblidhet mendjen, me bord pa bord, me ftese pa ftese dosjet e plaçkitjes tende jane dhe mbeten ne mes!

Share it :