Debate të forta e tensione në seancë paraprake, Meta përplaset me prokurorët e SPAK

Debate të forta e tensione në seancë paraprake, Meta përplaset me prokurorët e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka lexuar vetëm një pjesë të parashtrimeve të saj të kërkesës për kalimin në gjykim të dosjes ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Gjyqtarja Irena Gjoka shtyu seancën për përfundimin e tyre më 29 janar në orën 10:00 për shkak të orarit zyrtar.

Seanca u shoqërua me debate të forta, ndërprerje dhe tensione mes palëve, pasi Meta dhe mbrojtja kishin pretendime për mënyrën se si trajtohet në paraburgim prej tetorit të 2024, si dhe në vetë ambientet e Gjykatës së Posaçme por edhe për provat që radhitën prokurorët e SPAK Sotir Kllapi e Arben Kraja, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Nga 214 faqe parashtrime, SPAK lexoi këtë të enjte vetëm 41 prej tyre. Pas leximit të parashtrimeve të organit hetues, do jetë mbrojtja e të pandehurve që do të bëjë edhe kundërshtimet, dhe më pas GJKKO që do vendos nëse e kalon për gjykim dosjen, e kthen për plotësim hetimesh në SPAK apo e pushon çështjen.

Share it :