Gjokutaj: Irena Gjoka është mbrojtur nga të gjitha institucionet, ishte e dënuar në Greqi dhe e emëruar me qëllim

Gjokutaj: Irena Gjoka është mbrojtur nga të gjitha institucionet, ishte e dënuar në Greqi dhe e emëruar me qëllim

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, duke ngritur akuza për mbështetje institucionale, fshehje informacioni dhe shkelje të rënda ligjore.

Gjokutaj u ndal veçanërisht te çështja ‘Berisha’, duke theksuar se kërkesat për përjashtimin e saj janë refuzuar pavarësisht faktit se, ajo rezulton e shkarkuar nga sistemi i drejtësisë dhe e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Sipas avokatit, rasti i Irena Gjokës tregon një standard të dyfishtë dhe një mbrojtje të organizuar nga institucionet e drejtësisë

Genc Gjokutaj: Ju e dini që me Irena Gjokën, personalisht për shkak të çështjes Berisha, kemi një sagë të tërë. Në fakt, ne e konstatuam që në fillim të gjykimit që ajo i kishte hyrë detit në këmbë. Por nuk kishim ardhur akoma në dijeni të faktit që ajo ishte e dënuar. Ne kemi kërkuar përjashtimin e saj për shkak të shkarkimit që zoti Berisha i ka bërë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ish-President i Republikës, gjë të cilën edhe këtu kemi hasur pengesë, jo Irena që nuk e pranonte, nuk fliste, sepse këtë teori ka pasur në të dyja rastet, nuk fliste, nuk… do ta shpjegoj edhe këtë. Por ne i kërkuam KLGJ-së, në fakt KLGJ-ja neve na tha që ka në databazë thotë e shkarkuar për paaftësi thotë edhe për korrupsion. Pastaj, mbasi e përsëritëm kërkesën, Kuvendi të njëjtën informacion thotë nuk kemi databazë. Pra Irena nuk ka qenë se ka heshtur si fija e barit. Irena ka pasur një mbështetje totalisht, permanente nga të gjithë aktorët dhe faktorët, e posaçërisht nga KLGJ-ja, KLD-ja, Prokurori e Përgjithshme. Ata i kanë dhënë një mbrojtje të posaçme dhe nuk jepnin asnjë lloj informacioni në lidhje me këtë. Rrugës na erdhi në dijeni që kjo, përveç se ishte shkarkuar si gjyqtare e Fierit, kjo gjyqtare paskësh qenë dënuar edhe në Greqi.

Dhe në Greqi e dënuar pasi kishte hyrë me një vizë të falsifikuar në territorin grek, dënuar dy herë, administrativisht me dëbim nga Greqia për 10 vjet dhe pastaj dënuar edhe për falsifikim penalisht. Për këtë arsye, neve kemi kërkuar përjashtimin e saj mbi bazën e gazetave greke, të përkthyera, të noterizuara dhe së fundmi në… së fundmi në 2024-ën, sepse kjo ka mbajtur… këta kanë mbajtur një qëndrim që nuk… ajo nuk e di këtë punë. Pra Irena nuk e ditkërkësh që qenkësh dënuar. Edhe e pyesim ne, i themi, e pyes unë në seancë gjyqësore: ‘Zonja gjyqtare’, them unë, ‘po të paktën na thuaj’, i them’, që a jeni dënuar ndonjëherë në Greqi e njëra-tjetrën?’. Përgjigja e Irenës ishte: ‘Ju kuptoj, avokat’. Edhe një herë tjetër unë: ‘Zonja gjyqtare, a jeni dënuar apo jo në shtetin grek?’. ‘Ju kuptoj, avokat’. Dhe ne sigurisht kjo bëhej në datën 17 maj të 2024-ës, në seancë gjyqësore, dhe pastaj neve kërkuam përjashtimin e kësaj gjyqtareje. E sigurisht që gjykata e rrëzoi, një gjyqtare tjetër, këtë kërkim tonin. Është i njëjti standard, i kemi shkruar KLGJ-së, i kemi shkruar KLP-së, e çuam, Adriana Kalaja e çoi në Prokurori të Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme mbas dy vjetëve jep përgjigje dhe thotë… thotë që… ma thotë sot që është dënuar. Imagjinoni që Fredi Beleri e mori për 10 ditë vendimin në Greqi, Prokuroria e Përgjithshme duhet ta merrte për dy vjet edhe bënte hetim të thelluar. Mos s’harroni që Irena Gjoka është gjyqtare e të gjithë përfaqësuesve të opozitës shqiptare. Kësaj i binin edhe këta të PS-së që u ulte dënimet, ua kalonte korrupsionin në shpërdorim. Kjo ka qenë e emëruar atje, nuk ka qenë me short. Edhe si ta dinit, kjo gjyqtare ka kaluar në Vetting dhe Komisioneri i Nderit Dariel Sina, që e përfaqësonte komisionerin, bëri ankim në Apel. Dhe kjo ka dalë me një diferencë prej 23 mijë eurosh të pajustifikuara që e thonë ata në vendim. Dhe për këtë shkak u bë ankim në Apelin e Vettingut dhe Komisioni i Apelit, në seancë të fundit, tërhiqet komisioneri. Pra, kjo ka pasur një mbrojtje të posaçme. Në të gjitha rastet, nuk është problemi vetëm me çështjen Berisha. Pra në të gjitha rastet kjo është mbrojtur, çka tregon që kjo ka qenë një gjyqtare e cila është emëruar atje me një qëllim të caktuar.

Share it :