Ku kanë shkuar paratë? Aulon Kalaja: Aferat e Ballukut duhen çmontuar në themel
Analisti Aulon Kalaja komentoi sesionin e ri Parlamentar, për të cilën tha se nuk u pa asgjë e re. Sipas tij të dyja palët vazhduan me të njëjtën qasje të vjetër, kaos e rrëmujë.
Gjatë intervistës në News24, Kalaja komentoi edhe situatën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke thënë mazhoranca duhet ta ‘lëshonte’ Ballukut për t’u hetuar.
Më tej shtoi Balluku rrezikon të intimidojë provat, ndërsa theksoi se në rast se Arben Ahmetaj foli dhe denoncoi me shkresa, Balluku sipas tij ka video dhe kjo është edhe arsyeja përse Rama “nuk e ka lëshuar” si të tjerët.
“Sesioni i ri, ka të njëjtat skema nga të dyja palët. Problemin më të madh e shoh te mazhoranca. Qëndresa e kësaj zonjës në sallën e parlamentit është provokacion i pastër.
Në rast se do kishim një precedent të tillë në Europën Perëndimore, kjo zonjë është nën hetim që kur ka drejtuar Antën…më pas me tunelin e Lloagarës, autostradën e re, çfarë ka kaluar në duart e kësaj zonje, janë në duart e SPAK. Kjo është një barrë e madhe edhe për vetë PS dhe qeverinë. Tani nuk kemi më parlamentarizëm. Këtu në Shqipëri kemi një parlament, ku pushtetet janë të përmbysura.
Janë futur tentakulat për të kapur pushtetin gjyqësor. Rikthimi i parlamentarizmit është baza. Opozita ka detyrë të godasë mazhorancën. Aferat e Ballukut duhen çmontuar në themel, ku kanë shkuar këto para? Disa thonë në Zvicër, disa thonë në ofshorë të tjera…
Disa gjëra të mira janë bërë edhe nga opozita në Shqipëri. Mazhoranca duhet të lëshonte Ballukun për t’u hetuar. Ajo zonjë po pengon punën e drejtësisë. Hajduti kur e bën rrugë mund të vazhdojë ta bëjë. Pra mund të intimidojë dëshmitarët duke pasur pushtetin që ka. Faktin që këta nuk po e lëshojnë Ramën e vendosin në raport të vështirë me drejtësinë dhe Amerikanët. Në rast se mendon se do fitojë, e ka gabim.
Kur zonja Balluku ka video, intimudohet qeverinë. Ka video të kryeministrit Rama? Po të kujt tjetër. Nëse Ahmetaj ka shkresa, Balluku ka video. Këta të dy janë enë komunikuese. Ndaj unë them si ka mundësi që standardi i zotit Rama më parë e çonte vetë”, tha ai.




