Fshehu dënimin me burg në Greqi/ Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KLGJ vendimin për shkarkimin e Irena Gjokës

Fshehu dënimin me burg në Greqi/ Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KLGJ vendimin për shkarkimin e Irena Gjokës

Gjyqtarja e Shkallës së Parë në GJKKO, Irena Gjoka, Maneku, Shpata, do përballet me gjykimin e trupës së KLGJ-së, në lidhje me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, ku sipas denoncimeve të opozitës me dokumenta zyrtare, ka fshehur dënimin e saj me burg në Greqi.

Një raportin hetimor paraprak të Prokurorisë së Përgjithshme të siguruar nga SYRI, vërtetohet dënimi i Gjokës në Greqi dhe i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të verifikojë rezultatet e gjetura nga organi i akuzës, si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria e Përgjithshme në korrespondencën shoqëruese ndaj KLGJ thotë se pas verifikimeve dokumenti i publikuar mbi dënimin e Irena Gjokës është origjinal dhe autentik.

Njoftimi paraprak i Prokurorisë :

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Dokumenti i vetëdeklarimit të Irena Gjoka Maneku Shpata, ku ka gënjyer për dënimin në Greqi:

Image

Share it :