Berisha: Don Agaçio i tha mikut të vet, ‘opozitën e kemi siç e duam ne’!
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se ish-kryetarit të PD Lulzim Basha, i kishin hapur dy dosje dhe se në këtë mënyrë mund të kishin në kontroll opozitën.
Por kjo shtoi ai nuk mund të zgjaste falë guximit të demokratëve, të cilët u ngritën kundër padrejtësive dhe shpëtuan pluralizmin
Don Agaçio i thotë një mikut të vet, opozitën e kemi siç e duam ne. I kishin hapur dosje për Toryota Yaris dhe financimet ruse. Në mëngjes e thërrisnin në prokurori në darkë i shkonte Agaçi dhe në këtë mënyrë kishin në kontroll opozitën. Por ju doni opozitë të vërtetë dhe ju me guximin tuaj, kundrejt presioneve më të jashtëzakonshme u ngritët dhe shpëtuat PD. Shpëtuat pluralizmin që të ishte i vërtetë dhe jo false. Ju shpëtuat opozitën e vendit. Kjo faktoi sërish se jeni të pamposhtur”, tha ai.




