Balluku në Kuvend/ Blushi – Peleshit: Po kryeni krim, duhet t’i ishte dorëzuar drejtësisë!
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar mazhorancën për provokim të opozitës, teksa sesioni i ri parlamentar ka nisur me tensione.
Teksa Kuvendi është futur në kaos, si pasojë e bllokimit të foltores nga ligjvënësit opozitarë, ku shkak është bërë pjesëmarrja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherësh edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Blushi i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi se nuk mund të bëhet mburojë e korrupsionit.
Blushi e ka konsideruar një krim prezencën e Ballukut në Kuvend, në një kohë kur sipas ligjvënësit të PL, ajo duhet t’i ishte dorëzuar drejtësisë.
Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi.






