200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama”/ Berisha: Operacioni i Call Centera-ve u dekonspirua nga Policia

200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama”/ Berisha: Operacioni i Call Centera-ve u dekonspirua nga Policia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të hënë se Polica e Shtetit ka dekonspiruar, operacionin e SPAK për goditjen e Call Centerave dy ditë më parë në Tiranë.

Jashtë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha deklaroi se agjentët italianë të emsionit “Le Ienne” kanë punuar në ato call centera dhe kanë dhënë çdo informatë, por e gjetën të boshatisur dhomën, pasi policia sipas tij ka dekonspiruar operacionin dhe ka njoftuar një ditë më parë pronarët.

Berisha ka ngritur më tej akuza se ekzistojnë sipas tij rreth 200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, të cilat vjedhin qytetarët e huaj ditë e natë përmes mashtrimeve. Berisha thotë se ky rast vërteton deklaratën e prokurorit të Antimafias së Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narkoshteti se të dekonspirojnë çdo gjë dhe është e pamundur të sosësh një hetim.

“Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Europë dhe në botë. Janë dyqind sipërmarrje, të cilat të patronuara siç dihet nga Olsi Rama, ortaku i Amant Josifit, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrime. Kjo veprimtari kriminale është e tëra në mbikëqyrjen e narkopolicisë. Njëlloj si dikur për çdo rrënjë kanabis paguanin tarifa, për cdo PC, paguan tarifa zyrtarëve të policisë që mbyllin sytë para një veprimtarie të tillë ndaj qytetarëve dhe vendeve të tjera kur vjedhin dhe mashtrojnë. Në këto qendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fatkeqë që mashtrojnë. Agjentët e le Iene kanë punuar aty dhe kanë dhënë cdo informatë, por e gjetën të boshatisur dhomën se kishin hequr të gjithë PC. Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të Antimafias së Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narkoshteti se të dekonspirojnë cdo gjë e pamundur të sosësh një hetim. Kjo është fakti se kur autoritetet gjermane sollën pë Armand Josifin dokumentet dhe doli Osli Rama padron i tij.”, tha Berisha.

Share it :