1 miliard euro për Bordin e Paqes të Gazës/ Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe!
Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ashpër lidhur me nismën për alokimin e 1 miliard eurove për Bordin e Paqes të Gazës, duke deklaruar se kjo çështje nuk do ta shpëtojë kryeministrin Edi Rama nga ajo që ai e cilëson si rrokullima e madhe politike.
Në deklaratën për gazetarët pas daljes nga SPAK, Berisha tha se, Edi Rama ndodhet tashmë në një proces të pakthyeshëm rënieje dhe se po përpiqet të fshihet pas figurave të tjera, ndërsa përgjegjësia, sipas tij, do ta ndjekë drejtpërdrejt.
“Këtë do të preferoja të përgjigjesha jo këtu, se i ndaj unë këto konferencat.
Por asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe.
Këtë mund t’u them.
Ai është në procesin e rrokullimës së madhe.
Edi Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolute fill mbrapa do jetë krahas saj.
Përndryshe, Anila, të kujtohet ty Makbethi se si shkoi ajo dhe i hodhi vaj të nxehtë.
Lubisë do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh ai po të mos qe halli se dosja flet dy rreshta për të dhe një rresht për Lubinë”, tha Berisha.




