Meta: Shqiptarët i shpëton vetëm guximi i tyre. Zemërimin ta shpërthejnë në protesta, 24 Janari të jetë shkëndijë jetike

Meta: Shqiptarët i shpëton vetëm guximi i tyre. Zemërimin ta shpërthejnë në protesta, 24 Janari të jetë shkëndijë jetike

Në një intervistë ekskluzive për SYRI.NET, Presidenti Ilir Meta shprehet se vetëm guximi qytetar mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë politike dhe sociale.

Duke folur për protestën kombëtare të thirrur më 24 Janar, Meta thekson se zemërimi i akumuluar i shqiptarëve duhet të shpërthejë në protesta të fuqishme, duke e cilësuar këtë datë si një “shkëndijë jetike” për të mbajtur gjallë revoltën deri në ndryshimin e shumëpritur. Ai nënvizon se qeveria nuk mund të rrëzohet me deklarata, por vetëm me reagim të vendosur qytetar kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë

Opozita ka thirrur protestë kombëtare më 24 janar. A mund të përmbyset kjo Qeveri me protesta?

Është e sigurt se kjo Qeveri nuk mund të rrëzohet vetëm me konferenca shtypi. Për 5 ditë qyteti i Vlorës mbeti pa ujë dhe askush nuk e vriste mendjen sepse patronazhistët kishin vjedhur një pajisje rezervë.

Por menjëherë sa qytetarët e Vlorës nisën protestën erdhi tubi me avion special.

Zemërimi dhe revolta është në ndërgjegjen e çdo shqiptari të ndershëm duke përfshirë këtu edhe shumë socialist që jo vetëm përmbyten njësoj si në Durrës, Fier e gjetkë, por edhe që vidhen njësoj me hidrovore dhe kolektorë që nuk punojnë, por edhe argjinatura të sapoinaguruara që rrëzohen si ajo e Semanit.

Sikur të mos mjaftonin këto, qytetarët shpallen edhe fajtorë nga Kreu i Organizatës Kriminale se fajin e paskan ata që hedhin shishe plastike. Po kjo administrata e tij vendore e qendrore që është dyfishuar në këto 10 vite çfarë bën?

Ndaj zemërimi duhet të shpërthejë përmes protestave lokale dhe kombëtare që këto fatkeqësi që vijnë nga korrupsioni i pafre të mos përsëriten më.

Ndaj edhe protesta e 24 Janarit është shumë e rëndësishme të shërbejë si një shkëndijë jetike që mban gjallë flakën e revoltës deri në Ndryshim.

Share it :