Meta: Reforma në Drejtësi s’ka nevojë për ndryshime kushtetuese, institucionet e deformuara t’i kthehen frymës kushtetuese
Korruptimi nga Rama i diplomatëve sorosistë e deri edhe te McGonigal solli shumë pasoja në kapjen e drejtësisë dhe të shtetit, thotë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në vijim të intervistës për Syri.net.
Meta thotë se Reforma në Drejtësi s’ka nevojë për ndryshime kushtetuese, institucionet e deformuara t’i kthehen frymës kushtetuese
Ndërkohë që SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Zv/Kryeministres Balluku, Kryeministri Rama duket sikur ka ndryshuar qëndrim ndaj SPAK-ut, por edhe ka lënë për të kuptuar se është i gatshëm të bëjë ndryshime në Kushtetutë apo Kodin Penal, për të kufizuar rolin e institucioneve të drejtësisë. A do të ishit ju në një linjë me Z. Rama?
Reforma në drejtësi gjatë këtyre 10 viteve në mënyrë antikushtetuese u shndërrua në Ramaformë ndaj edhe në vend që të frenohej korrupsioni, përkundrazi eksplodoi.
Çdo gjë ishte Drejtësi me Regji për të paralizuar drejtuesit e opozitës nga njëra anë dhe për të “lëshuar” me marrëveshje disa ish-ministra e zyrtarë në duart e SPAK-ut për të treguar se ja SPAK-u është “i paanshëm” dhe godet në dy krahët.
Ndërkohë jo vetëm korrupsioni pesëfishohej dhe shtatëfishohej, si në tenderat e AKSHI-t, por edhe metastazat e krimit të organizuar kapnin edhe të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare veç të tjerash.
Edhe sot e kësaj dite askush nuk ka guxuar ta thërrasë Edi Ramën për firmën e tij z yrtare që i jepte bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve, që ende nuk ekzistonte në atë kohë.
A ka fakt dhe provë penale më të qartë se kjo, që as edhe një analfabet nuk do ta firmoste.
Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por institucionet e deformuara të drejtësisë t’i kthehen frymës kushtetuese të 140 votave dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.
I vetmi devijim që duhet rishikuar është ndalimi i përgjimeve të gjykatësve pa vendim gjykate, siç e ka rekomanduar edhe Komisioni i Venecias, që të garantohet pavarësia e gjykatave.
Ndërsa heqja e veprës së shpërdorimit të detyrës apo veprave të ngjashme as duhet shkuar në mend në një shtet ku shpërdorimi i detyrës është kthyer në normalitet.
A besoni se ndërkombëtarët do shtojnë ndikimin e tyre që drejtësia të veprojë më aktivisht?
Çdo mbështetje ndërkombëtare që ndihmon në forcimin e zbatimit të ligjeve është e mirëpritur, si në luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar, por edhe korrupsionit.
Por unë besoj fuqimisht se drejtësia duhet të jetë vetvetja dhe fuqinë e legjitimitetin ta ndjejë nga Kushtetuta dhe zbatimi i drejtë i ligjit në mënyrë të barabartë dhe në kohë.
Fakti që sot administrata e Presidentit Trump e ka shpallur prioritet luftën kundër karteleve dhe në vendin e rajonin tonë është pozitiv.
Por të mos harrojmë se çfarë ndodhi edhe në vendin tonë në ndikimin e administratës së mëparshme e cila në veçanti ndaj vendit tonë, por edhe rajonit, diktohej nga Deep State i Sorosit.
Sepse ata kishin prioritet shkatërrimin e familjes dhe “lulëzimin” e dhjetëra gjinive.
Korruptimi nga Rama i diplomatëve sorosistë e deri edhe te McGonigal solli shumë pasoja në kapjen e drejtësisë dhe të shtetit.
Është së pari vetë lufta e shqiptarëve ajo që do të garantojë një drejtësi të pavarur në mënyrë që ata të mos përmbyten në dimër nga korrupsioni e të digjen në verë po nga korrupsioni.
Është kjo luftë e shqiptarëve që do t’i çojë miliardat e eurove që vjedh Rama me tunele si vrima apo rrugë që përmbysen sapo inagurohen, në rritjen e pensioneve dhe pagave si në vendet e tjera të rajonit




