Kreu i PD Laprakë: Me 24 janar të pushtojmë sheshin me qëndresën tonë historike!
Kryetari i degës së PD në Laprakë, Shkëlzen Mustafa duke folur në ‘Foltoren’ e organizuar në këtë degë, ka bërë thirrje që në datën 24 janar të gjithë të dalin në shesh.
“Mirëmbrëma qytetare dhe qytetarë të Laprakës. Mirëmbrëma doktor Sali Berisha dhe mirë se erdhe në Laprakë.
Përshëndetje dhe mirë se erdhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Belind Këlliçi. Të nderuar demokratë të Laprakës, ju falënderoj shumë që keni ardhur sot në këtë takim madhështor për të pritur liderin tonë historik Sali Berisha.
Të nderuar miq, kemi 13 vite duke u përballur me këtë regjim, të pa shoq. Por ju kurrë nuk u përkulet përballë regjimit.
Qëndruat me kokën lartë dhe këtë e treguat në farsën elektorale të 11 majit.
Falenderime dhe mirënjohje e pafund për të gjithë ju, heronjtë e vërtetë. Doktor, në fushatën elektorale të 11 majit, ti firmose një marrëveshje me banorët e Laprakës për legalizimet, për infrastrukturën, për projektet që e prekin Laprakën.
Të gjitha këto presin ty doktor t’i zgjidhësh, se regjimi është kalbur dhe e ka harruar Laprakën.
Shumë të nderuar demokratë të Laprakës. Ky vit është plot sfida për ne, por të gjitha do i realizojmë së bashku. Me datën 24 ne fillojmë protestën e parë kombëtare për vitin 2026. Dhe s’do ndalemi deri në realizimin e qeverisë teknike.
E keni treguar veten në çdo sfidë, por tani është viti ynë i fundit në opozitë. Pra, ju bëj thirrje me datën 24 janar të pushtojmë sheshin me qëndresën tonë historike. Jeni më të mirat. Falenderime pa fund për ju.
Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë demokratët”, u shpreh Mustafa.




