Këlliçi: Në 24 janar në shesh deri në rrëzimin e kreut të narko-shtetit të parë të Europës, Edi Rama
një takim me anëtarët e PD në zonën e Laprakës, deputeti i PD, Belind Këlliçi u bëri thirrje demokratëve të bashkohen në protestën kombëtare të 24 janarit, me synim rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Duke folur para demokratëve, pasditen e sotme i deleguari politik i qarkut të Tiranës Këlliçi theksoi se kjo protestë do të jetë kulmi i një rezistence 13-vjeçare kundër asaj që ai e cilësoi si “narko-shtet”.
Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi lart qëndresën e demokratëve, duke i cilësuar ata si “shpëtimtarët e demokracisë në Shqipëri”.
Fjala e Belind Këlliçit
Unë mendoj që sot çdo zyrtar i Partisë Demokratike, deputet apo funksionar, në radhë të parë, në momentin e parë që paraqitet para demokratëve, do të duhet ta nisë me një falenderim të jashtëzakonshëm për secilin prej jush, një nga një, për gjithë ju që në 13 vite me qëndresën tuaj, jo vetëm shpëtuat Shqipërinë nga fakti që ishte një plan o zi për ta lënë vendin pa opozitë, keni shpëtuar Partinë Demokratike, por mbi të gjitha i keni qëndruar luajal dhe besnik përherë kësaj force politike që është e vetmja forcë perëndimore, e cila anëtarësoi Shqipërinë në NATO, hoqi vizat dhe që pa diskutim do të anëtarësojë edhe Shqipërinë së bashku me ju në Bashkimin Europian.
Faleminderit të gjithëve për punën, kontributin, lodhjen, sakrificat, vështirësitë me të cilat ju përballeni në 13 vite. 13 vite goditje, represion, paligjshmëri, ndëshkim për këdo që nuk i nënshtrohet Edi Ramës dhe rregullat të narko-shtetit të tij.
Sot është dita që ne të flasim shumë pak dhe të dëgjojmë shumë prej jush, se me eksperiencën tuaj në Partinë Demokratike dhe në këto vite, jam i bindur që përherë zgjidhjet kur vijnë nga baza dhe propozohen nga baza, janë zgjidhjet më të mira dhe për këtë arsye, mos harroni që dhe në kuvendin e rithemelimit që kemi bërë së bashku në 2021-shin, me në krye doktor Berishën, që falë lëvizjes së tij u shpëtua dhe Partia Demokratike dhe opozita, ne do ja dalim që PD-në ta kthejmë sërish forcë fituese dhe forcë qeverisëse.
Unë kam vetëm falenderime për ju, mirënjohje të pafundme dhe një thënie që dua t’ja rikujtoj që është përdorur shpesh në perëndim. Që fati favorizon guximtarët. Ju jeni guximtarë, ju jeni heronj, ju jeni qëndrestarë, ju jeni shpëtimtarët e demokracisë në Shqipëri. Dhe jam i bindur që përpos përgatitjes sonë, përpos punës së padiskutueshme, lodhjes tuaj, kontributit dhe sakrificave, edhe fati do t’i buzëqeshë Partisë Demokratike dhe gjithë Shqipërisë, për shkak se jeni ju në krye, guximtarët dhe heronjtë e këtij vendi. Mirënjohje pafund, faleminderit pafund. Shihemi në shesh në datë 24 janar, në orën 17:00, për të mos ndalur deri në rrëzimin e kreut të narko-shtetit të parë të Europës, Edi Ramës. Faleminderit, fitore, fitore, fitore.
Pas fjalimit të Këlliçit, në podium u ftua kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pritur me ovacione nga të pranishmit.




