Skandal/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim
Prej 3 ditësh në spitalin Onkologjik nuk bëhen rrezet për personat të cilët vuajnë nga kanceri.
Sipas gazetarit Osman Stafa, prej 3 ditësh 2 akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë. Kjo për shkak se njërit prej bunkerëve i është prishur dera, dhe tjetri ka probleme me funksionalitetin.
Sipas gazetarit janë rreth 100 pacientë në ditë që shkojnë në spitalin Onkologjik për të bërë radioterapi (rreze), siç e parashikon edhe protokolli.
Dy pacientë të cilët folën për Osmanin, thanë se ndodhen në një situatë të vështirë, për shkak se lufta e tyre ndaj kancerit është ndalur.
Gazetari: Ti ke ardhur sot këtu për të bërë rrezet?
Pacientja: Erdha dje, aparati I prishur. Erdha sot, aparati I prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më çoj, për të bërë një rreze. I lutem Kryeministrit të vërë dorë, sepse ne po luftojmë për jetën.
Doktori thotë që nëse nuk I bëj rrezet, s’do këtë efektin e duhur. Nuk e mendoja se do të vija në Onkologjik, ma pruri Zoti, por të paktën të na ndihmoj robi. I lutem Kryeministrit, se erdhi para 10-15 ditësh në Onkologjik për të na parë, të na bëj një spital të ri, sepse ne po bëjmë luftë me jetën tonë.
Do kthehem në shtëpi, e nesër do të vi prap. Do vi sepse nuk kam çfarë të bëj. Do luftoj që të rroj, aq sa të ma japë Zoti.
E njëjta situatë është edhe për një zotëri nga Malësia e Madhe, i cili shprehet se prej 3 ditësh nuk po bën rreze, pasi i thonë se pajisja është e prishur.
“Jam prej Malësisë së Madhe, kam ardhur të bëj rreze, dhe më thonë që s’punon. Bëj përgjegjës qeverinë. Jemi të mbaruar kështu.
Jam prej Malësisë së Madhe, kam ardhur të bëj rreze, dhe më thonë që s’punon. Bëj përgjegjës qeverinë. Jemi të mbaruar kështu.




