Zvarritja e imunitetit të Ballukut, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve

Zvarritja e imunitetit të Ballukut, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve

Kuvendi ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që synon heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 28 janar, në orën 12:00.

Urdhri për thirrjen e mbledhjes është firmosur këtë të premte nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pas referimit zyrtar të SPAK-ut.

Mbledhja e Këshillit është shtyrë disa herë. Kryetari Niko Peleshi ka refuzuar thirrjen e mbledhjes pavarësisht kërkesave të opozitës, duke u justifikuar se Balluku ka pasur të drejtë të kërkojë kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze të SPAK.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste nuk do të japë miratimin për arrestimin e Ballukut

Belinda Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Share it :