Përgjimi 140 milionësh/ Çfarë fshihet pas projektit Smart City

Përgjimi 140 milionësh/ Çfarë fshihet pas projektit Smart City

Ana problematike e kompanisë nga Abu Dhabi që do mbledhë targat e makinave dhe regjistrojë retinat e syve

Në mes të dhjetorit dhe zhurmës që po shkaktonte dosja me përgjimet e Belinda Ballukut, pak kush e vuri re një akt të thjeshtë administrativ, regjistrimin në QKB të kompanisë arabe Presight AI Ltd, e cila është caktuar të kryejë survejimin e qytatarëve shqiptarë.

Dokumenti i bërë publik nga Kapitali.al mori peshë pas denoncimeve të forta të Arben Ahmetajt, i cili në një intervistë me Çim Pekën e renditi atë mes gjashtë dosjeve më korruptive që kishte vendosur të denonconte. Sipas njërit prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, që i shërbeu atij si ministër financash e më pas si zv kryeministër, me anë të këtij projekti sekret jo vetëm vidhej me blerjen e kamerave dhe programeve të përshtatura për to, jo vetëm kërcënohej siguria kombëtare, por mbi të gjitha cënohej edhe privacia e qytetarëve, sepse në këtë aventurë ishte përfshirë ai që Ahmetaj e konsideronte si “kordinatori i kryeministrit me krimin e organizuar.

Projekti “Smart City”, i cili është përfshirë nga qeveria në listën e projekteve me rëndësi kombëtare parashikon vendosjen e 2 239 kamerave ANPR (njohje automatike e targave) dhe 2 602 kamerave PTZ për monitorimin e trafikut si dhe 3 816 kamera trupi për policinë. Në fillim ai mendohej të kushtonte 60 milionë USD, por kostoja e tij u dyfishua kur deputetët socialistë të parlamentit vendosën me votat e tyre për marrjen e një kredie nga Emirate e Bashkuara Arabe, e cila do të përdorej, pa tender, po nga një kompani arabe Presight AI Ltd, e cila u regjistrua se fundi.

Aventura e këtij projekti filloi në në Abu Dhabi, në prill 2024, ku ministri i atëhershëm i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42. Më 23 shkurt 2025, kur kryeministri Edi Rama priti presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, mes marrëveshjeve të bashkëpunimit që u firmosën qe edhe ajo mes mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanisë “Presight AI Ltd”.

Po ku qëndron problemi me këtë vjedhje 140 milionë euroshe -sipas Ahmetajt- të cilën ish zv/ministri Julina Hodaj u shkarkua se nuk pranoi ta firmosë nga frika se përfundonte në burg, gjë që e bëri pasardhësi i tij Xhemal Qefalia? Ajo përbën një abuzim të pastër. E para se është bërë pa garë në kundështim me rregullat e BE. E dyta se çmimet e kamerave të trupit për policët (15 723 USD) dhe kamerave të palëvizshme 52 mijë euro janë sipas ish zv kryeministrit me kosto shtëtë fish më të lartë. Ai tregoi me shifra se sa janë blerë kamerat e trupit në kohë të Saimir Tahirit dhe se Banka Botërore ka dhënë një kredi 70 milionëshe për vëzhgimin e trafikut në rrugët kombëtare.

Por Arben Ahmetaj ngriti edhe një problem të dytë, atë të sigurisë kombëtare: “a mund të dorëzohen të dhënat sensitive të qutetarëve të një vendi të NATO-s, tek një kompani që nuk i përket një vendi të Aleancës Atlantike, pyeti ai. Shqetësimi nuk është pa gjë. Në një investigim të mëhershëm, agjensia BIRN, theksonte se kompania ‘Presight AI‘, pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze.

Problemi i tretë që mbetet për tu verifikuar është ai i rjedhjes së këtyre të dhënave sensitive, që nga targat e deri tek retina e syve në duart e grupeve kriminale shqiptare. Këtë pandehmë e bëri më të prekshme denoncimi i Ahmetajt se me këtë projekt ka qenë i përfshirë edhe Ergys Agasi, miku i kryeministrit i cili rezultoi së fundi në përgjimet e SPAK si një njeri që merrej me rrëmbime personash me të cilët kishte rivalitet në biznes.

Pra, a mundet që të dhënat e mbledhura nga një projekt që pretendon të shtojë sigurinë si Smart City, të shndërrohen në të kundërtën e tyre, pra një një bazë të dhënash për grupet kriminale. Ende nuk dihet, por duke nisur se deri më tani denoncimet më të forta të Ahmetajtm si ati për tunelin e Llogarasëm akshin dhe çmimin e verërave që konsumoheshin në kryeministri kanë rezultuar të vërteta, aventua e Smart City është për tu parë me frikë.

©Lapsi.al

Share it :