Bushati: ‘Smart City’ nuk është vetëm korrupsion, por rrezik për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve

Bushati: ‘Smart City’ nuk është vetëm korrupsion, por rrezik për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ka ngritur alarmin se projekti “Smart City” përbën një rrezik serioz jo vetëm në aspektin e korrupsionit, por edhe të sigurisë kombëtare dhe privatësisë së qytetarëve.

Sipas Bushatit, dhënia e kontrollit të të dhënave sensitive tek individë të lidhur me krimin e organizuar shndërron këtë çështje nga një aferë financiare në një kërcënim të drejtpërdrejtë për liritë themelore, duke ekspozuar qytetarët, gazetarët, bizneset dhe aktivistët ndaj shantazhit dhe presionit.

Andi Bushati: Nuk është thjesht çështje e korrupsionit dhe që na vjedhin lekët e taksave. Por ti e preke pak. E tha dhe Ahmetaj. Problemi ishte që Smart City të shkonte te Ergys Agasi. Po kush është Ergys Agasi? Është një njeri që tani e kemi me, me përgjime me fakte, që është njeri që rrëmbente njerëz për llogari të krimit të organizuar dhe të konkurrencës në biznes. Imagjino që të dhënat e lëvizjeve tona, të targave tona, të restoranteve ku hamë, të autostradave që përshkojnë me makinë.

Pra, të gjithë atë që përbën jetën tonë personale, në një paketë t’ia japësh krimit të organizuar. Dhe kjo nga një çështje e thjeshtë na vjedhin, jo vetëm që na vjedhin paratë e taksave, por në një farë mënyre duan të na hyjnë dhe në shtëpi. Se nesër, një biznesmen me këto të dhëna, ti e kërcënon. Ti i njeh ortakët me të cilën ai është duke bërë një biznes të ri dhe ia shantazhon. Por ti, një gazetar që do të bëjë një gjë investigative kundër një korrupsioni, i ke të gjitha të dhënat dhe di ku ta shantazhosh.

Një aktivist i shoqërisë civile që do të protestojë, ti ia ke të gjitha të dhënat dhe i gjeni një pikë të dobët dhe e shantazhon. Pra, nuk është më puna që këta po na vjedhin, por bashkëpunimi i tyre me krimin dhe ndërthurja krim-politikë-administratë është kthyer jo vetëm në një problem hajdutësie për ne, po dhe një problem sigurie për ne. Dhe prandaj unë mendoj që sado i mund të jemi, hë mo le se lekë tenderash po marrim, jo jo, po na vjedhin bashkë me lekët e tenderave dhe privatësinë tonë dhe disa të drejta…

Share it :