Bardh Spahia: Propagada nuk e than ujin! Korrupsioni po na përmbyt!

Bardh Spahia: Propagada nuk e than ujin! Korrupsioni po na përmbyt!

Deputeti i PD, Bardh Spahia akuzon qeverinë se përmbytjet e fundit nuk janë pasojë e një fatkeqësie natyrore, por rezultat i keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se, pavarësisht ndalimit të reshjeve, pasojat e rënda mbi familjet dhe fermerët tregojnë dështimin e institucioneve për të mirëmbajtur kanalet kulluese, argjinaturat dhe hidrovoret, për të cilat, sipas tij, fondet janë vjedhur ose investimet kanë mbetur fiktive.

Spahia kritikon ashpër propagandën qeveritare dhe kronikat mediatike që, sipas tij, fshehin realitetin në terren, ndërsa qytetarët përballen me humbje të mëdha. Ai kërkon ndihmë dhe dëmshpërblim të menjëhershëm për të prekurit dhe thekson se çdo fond i vjedhur duhet t’u kthehet qytetarëve, duke paralajmëruar se kjo përgjegjësi nuk do të falet.

Postimi i plotë:

​Shiu ndaloi, por e vërteta e hidhur doli në sipërfaqe. Ndërsa narko-qeveria monton kronika patetike me suksese imagjinare, mijëra familje dhe fermerë po shohin mundin e jetës të shkatërruar nën ujë.

​Mos u gënjeni. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, është fatkeqësi qeverisëse. Uji që ka hyrë në shtëpitë dhe tokat e qytetarëve shkodranë dhe në mbarë Shqipërinë është dëshmia e fondeve të vjedhura për kanale që nuk u pastruan kurrë dhe argjinatura që mbetën vetëm në letër, apo investime ne hidrovore imagjinare. Mjaftoi shiu me një intensitet aspak ekstrem për të nxjerrë në pah pasojat e babëzisë, paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj bande hajdutësh.

​Boll me shfaqje televizive e propagandë idiote që ulëret injorancë e cinizëm.

Qytetarët nuk duan fjalë, duan ndihmë dhe dëmshpërblim tani!

Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet sot atyre që po vuajnë pasojat e babëzisë suaj. Kjo është një faturë që qytetarët e ndershëm e të vjedhur nuk do ju a falin.

Share it :