Karagjozin Rama e pyesin për Shqipërinë dhe përgjigjet për Stambollin!

Karagjozin Rama e pyesin për Shqipërinë dhe përgjigjet për Stambollin!

Nga Petrit Vasili

Një karagjoz podcasti dhe një hiç kryeministër, ky është Edi Rama.
E pyesin për Shqipërinë dhe përgjigjet për Stambollin.
Dhe ka të drejtë, se nuk ka asgjë për të thënë

Ky llafazan podcasti, që përdrejdh buzët dhe zërin para mikrofonit të podcastit, ja mbathi në Francë në kulmin e përmbytjes, si dhe qepi gojën dhe nuk fliste asnjë fjalë për Shqipërinë nën ujë për ditë të tera.
Edhe atë mendër Komiteti i Emergjencave Civile e mblodhi pas kaq ditësh, kur uji kishte pushtuar vendin.
Gatishmëria e tij dhe e qeverisë ishte zero, mungesë totale organizimi dhe mjetesh për ndërhyrje.

Shpjegimi i vetëm i Ramës, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive të tij ishte: fajin e ka Saliu, për rrugët e ndërtuara njëzet vjet më parë, ndërkohë që rrugët e këtyre u shkatërruan të gjitha për tre muaj.

I vetmi “organizim” për të përballuar përmbytjet ishte kurdisja e mediave të tij të degraduara dhe të korruptuara, që na tregonin ndonjë ministër karagjoz me çizme apo deputet debil, që nuk bënin asgjë, por mbanin llogje përpara kamerave sikur ishin pranë njerëzve të përmbytur dhe që të thoshin “fajin e ka Saliu”, ndërkohë që kanë 13 vjet në qeveri.

Një organizim tjetër ishte që mediat e degjeneruara të Ramës, që qelben erë parash inceneratorësh, të flisnin e të flisnin për opozitën e opozitës, ndërkohë që njerëzit po vuajnë, të zisë e ullirit nën ujë dhe të shkatërruar ekonomikisht nga përmbytja e shtëpive, orendive, bagëtive, pronave bujqësore dhe tregtare.

Shkurt e thjeshtë: Rama, kur e pyesin për Shqipërinë, përgjigjet për Stambollin, se nuk ka asgjë se çfarë të thotë.
Dikush duhet t’i ulërasë këtij masturbanti podcastesh, që jemi në Shqipëri dhe jo në Stamboll.

Të gjithë e dinë se ky karagjoz podcasti, kur natyra ta largojë ujin, do të dalë të ulërasë për gjoja mposhtjen e ujit nga ky dhe qeveria, dhe do të hedhë një kamion me mashtrime për operacione imagjinare dhe ndihma, që realisht s’kanë ndodhur kurrë.

Shqiptarët duhet ta mbledhin mendjen, sepse janë vetëm dhe nuk kanë qeveri që t’i ndihmojë dhe mbështesë në këto ditë të hallit të madh, dhe çdo ditë me këtë qeveri mafioze, të korruptuar dhe hajdute do të jetë më e zezë se një ditë më parë.

Share it :