260 mln euro, degradon rruga e florinjtë Qukës–Qafë Plloçë

260 mln euro, degradon rruga e florinjtë Qukës–Qafë Plloçë

Të tjera problematika serioze janë regjistruar këtë të diel, në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar plot 260 mln euro.

Pas shembjes së masivit të dherave pak ditë më parë, një tjetër rrëshqitje dherash ka ndodhur mëngjesin e sotëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Sipas raportimeve, qarkullimi i mjeteve vijon të jetë vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës.

Rruga, u inaugurua me bujë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të vitit të kaluar, por që prej asaj kohe e deri më tani në këtë rrugë që kushtoi qindra miliona, vijojnë të shfaqen problematika duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve.

Share it :