Berisha: AKSHI i ka eksportuar të dhënat tek armiqtë e NATO-s

Berisha: AKSHI i ka eksportuar të dhënat tek armiqtë e NATO-s

Në mbledhjen e sotme t Kryesisë së PD-së, Sali Berisha hodhi akuza të forta se AKSHI i ka eksportuar të dhënat te armiqtë e Shqipërisë dhe NATO-s.

“Ngjarjet e AKSHI-t nuk janë të regjistruara në historinë e Europës. Ndërmarrje shtetërore që merr peng për tendera, kjo tejkalon çdo lloj… merr peng se tenderat duhet t’i fitojë baxhanaku. Ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t. Ndërmarrje ku qindra milionë vidhen me zero investim. Me zero blerje. Me zero shitje. Zero import dhe transferim i të gjitha shumave në llogarinë…
Ndërmarrje shtetërore që të gjitha të dhënat i eksporton në akt kriminal tek armiqtë e Shqipërisë, armiqtë e NATO-s. Duke vendosur në pozitat më kyçe njerëz të tyre. Këtu nuk ekziston asnjë mekanizëm i sigurisë kombëtare. Por kjo e AKSHI-t ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare. Personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta. Dhe i emëruar nga Ergys Agasin, njeriu që shoqëronte Ramën në Davos. Njeriu që festonte dhe stërfestonte me Ramën sa në vilën e Gjushit, aq edhe në vilën e tij.

Dhe këto tani janë publike. Fatmirësisht këto janë të njohura, sepse dëshmitarët e marrë peng i kanë dëshmuar këto. Pra, gjithçka është në favor të opozitës. Gjithçka është premtuese për opozitën. Opozita duhet të ngrihet e betuar që do ta largojë nga pushteti. Dhe unë kam besim se këtë mision do ta përmbushim me sukses.”, tha Berisha.

Share it :