Kumbaro e pikave të voçkla tregon me krenari para Edi Ramës sa shkolla ka mbyllur

Kumbaro e pikave të voçkla tregon me krenari para Edi Ramës sa shkolla ka mbyllur

Si pasojë e përmbytjeve dhe kushteve të vështira atmosferike, procesi mësimor është pezulluar sot në 54 shkolla në disa zona të vendit.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e ‘pikave të voçkla”, Mirela Kumbaro, gjatë mbledhjes së Emergjencave Civile me Edi Ramën.

Teksa bashkarisht pranuan dështimin e tyre në infrastrukturën e kullimit dhe çuan në përmbytjen e disa qarqeve, Kumbaro tha se shkollat e prekura ndodhen kryesisht në qarqe si Vlora, Lushnja, Durrësi dhe disa zona të tjera.

“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm”, tha Kumbaro.

Share it :