Ju tregoj skandalin me Bankers-in/ Ahmetaj: Belinda Balluku interpretoi në paligjshmëri ligjin e akzicës
Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike, duke vënë në shënjestër figura të larta qeveritare dhe duke ekspozuar skema të dyshuara që prekin sektorë strategjikë dhe infrastruktura kombëtare.
Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe ndikimin e paligjshëm në pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum, ku akuzohet ish-ministrja Belinda Balluku për interpretim të paligjshëm të ligjit të akcizës
Këto denoncime pikturojnë një panoramë alarmante të kapjes së shtetit, ku pasuritë publike dhe fondet e buxhetit devijohen për interesa private përmes një rrjeti të mirë-rganizuar që përfshin zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të lidhur me ta.
Këtu kam shkresë ku kam shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e Bankersit, të 120 milionëshit. Kam thënë, ta dinë shqiptarët se çfarë fillojnë sajojnë ca brenda prokurorisë së Fierit që kanë qenë nën influencën e vetingut, të drejtueses politike e tjera e tjera. E di çfarë thotë letra ime? Ka dhe numër protokolli. Dhe kjo është në fund të vitit 2016. Në zbatim të ligjit të akcizës, i them. Prej datës 1 prill 2014, nuk ka përjashtim për karburantin që përdoret si hollues në proceset e nxjerrjes së naftës. Dhe më pas të merret detyrimi e tjera e tjera. Këtu pastaj, këto dy letra, unë nuk e di si e ka bërë Anila Denaj, se për hir të së vërtetës nuk ma ka marrë mendja, kanë pezulluar mbledhjen e 120-shit me kërkesë të Belinda Ballukut.
Belinda Balluku në letrën e vet shkel në shpërdorim të pastër detyre, për të mos thënë më tej, bën interpretim të ligjit, këtu është 2019, diçka te i katërti ndoshta, nuk e di, 8 i katërti, po e shoh këtu. Protokolli është 502 më duket, po nejse, unë kam letrën dhe do t’jua jap, që nuk i lejohet ministrit të infrastrukturës. Në rastin, midis të tjerave, në rastin konkret jemi në kushtet kur holluesi nuk përdoret si karburant por as si lëndë djegëse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike janë procese të manualit. Dhe aq më tepër që ligji i akcizës prevalon mbi çdo lloj, thotë jo, akcizohet.
Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashkë me holluesin, u hodh 1 litër naftë, u hodh 1 litër hollues dhe dy dhe dy litra naftë, po po e shpjegoj thjesht për të kuptuar logjikën. Dhe dolën tre litra lëng djegës. Që do akcizohet. Se kaq shumë kanë përdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thotë që përjashtohet nga akciza thotë. Dhe detyrojnë administratën dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anilës për pezullim. Pra, çfarë ndodh? Ky prish shtëpi në Theth dhe fal taksa të papaguara oligarkësh me 5%. Qëndrimi im ka qenë, nëse dikush nga bizneset do me deklaruar në proces pastrimi të vetvetes asete dhe likuiditete, në bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai që ka paguar atje rregullisht taksat, çfarë është ai? Ndërkohë ti vetë shkon prish shtëpitë në Theth. Ti shkon fut në burg për gjëra të vogla. Dhe këtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t’i investigojnë gazetarët.






