Iva Grillo: Diaspora pret rënien e një regjimi që ka kapur komplet shtetin! Duhet një front i përbashkët opozitar

Iva Grillo: Diaspora pret rënien e një regjimi që ka kapur komplet shtetin! Duhet një front i përbashkët opozitar

Iva Grillo, aktiviste dhe përfaqësuese e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ka bërë një thirrje të fortë për unifikimin e opozitës dhe të gjithë faktorëve shoqërorë në Shqipëri për të krijuar një front të përbashkët kundër qeverisë aktuale, të cilën e cilësoi si një “regjim që ka kapur komplet shtetin”.

Gjatë një fjalimi, ajo theksoi se prania e saj simbolizon shqetësimin e thellë të diasporës për situatën në vend dhe nevojën urgjente për ndryshim.

Sipas Grillos, momenti aktual kërkon që të gjithë drejtuesit politikë, nga partitë tradicionale si Partia Demokratike e deri te lëvizjet më të reja, të përdorin aftësitë e tyre diplomatike dhe negociatore për të ndërtuar një front të unifikuar opozitar. “Fronti opozitar është i pashmangshëm në këtë moment,” deklaroi ajo, duke shtuar se nuk ka më luks për të humbur asnjë votë apo mbështetje qytetare.

Ajo i bëri thirrje forcave të reja politike të pozicionohen qartë, duke theksuar se nëse objektivi i përbashkët është rrëzimi i “regjimit Rilindas të Ramës”, atëherë ka hapësirë për të negociuar dhe për të rënë dakord mbi mënyrën e përballjes.

Fjala e aktivistes Iva Grillo

Mirëdita të gjithëve. Quhem Iva Grillo. Në fakt unë nuk jetoj në Shqipëri, por jam e nderuar që jam sot këtu dhe mendoj ndoshta prezenca ime këtu mund të lexohet dhe si një prezencë simbolike për të treguar që në momentet aktuale që është vendi, duhet qëndresa, duhet kontributi i gjithsecilit. Dhe mendoj siç ka njerëz të shqetësuar këtu në Shqipëri, ka dhe plot jashtë Shqipërisë, të cilët duan dhe janë të shqetësuar me situatën në Shqipëri dhe presin ndryshim, rënien e një regjimi i cili ka kapur komplet shtetin.

Për t’i rënë shkurt, unë në fakt doja të të tregoja një lloj mbështetje për mënyrën, qasjen e zotit Ermal Hasimja, ndoshta dhe të zonjës Meri Lika që foli pak më parë. Mendoj që është momenti që drejtuesit politikë, të partive politike, qoftë këto opozitare, qoftë këto të mëdhaja, parti tradicionale, ashtu edhe ato të reja, ose lëvizjeve të reja, duhet të përdorin të gjithë aftësitë e tyre si të lidershipit, ashtu edhe ndoshta negociatore, diplomatike e tjerë, për të krijuar fondi, për të krijuar frontin e përbashkët përballë regjimit.

Ashtu siç i kërkohet në fakt Partisë Demokratike, që është partia më e madhe, këtu tani tashmë po flas si qytetare, unë nuk jam anëtare e kësaj partie. Mendoj që duhet t’i kërkohet me të njëjtën forcë edhe forcave të reja, partive të reja për t’u pozicionuar në mënyrë shumë të qartë, cili është objektivi i tyre. Në qoftë se objektivi i tyre është, rënia e regjimit Rilindas dhe Ramës, atëherë mendoj që ka element ku mund të negociohet dhe mund të bihet dakord për mënyrën se si do t’i, do t’i përballet ky, do t’i qëndrojmë përballë këtij regjimi.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në fillim të qartësohen objektivat midis të gjithë partive politike dhe e dyta pastaj është sigurisht peshën më të madhe e mbajnë partitë tradicionale se si do të arrijnë ato që të tërheqin, të bëjnë bashkë këtë front opozitar i cili është i pashmangshëm në këtë moment. Siç u tha dhe më përpara, nuk kemi luksin të humbasim asnjë votë, asnjë mbështetje, ndoshta s’ka ardhur puna te vota dhe nuk do vijë për një kohë të gjatë, po duhet mbështetja e të gjithëve.

Në këtë rast mendoj jo vetëm protestat, por edhe rezistenca qytetare, siç e përmendi dhe zotëria pak më përpara, bllokim rrugësh, mbështetje të protestave që lindin në mënyrë spontane nga njerëzit, janë shumë shumë të rëndësishme.

Deputetët opozitarë, aktivistët duhet të jenë të gjithë aty ku ndodh një qëndresë, aty duhet të jenë ata, nuk duhet të ketë vonesa, sepse vetëm kështu krijohet ajo, domethënë, masa kritike. Dhe për ta mbyllur në fund, sepse nuk dua ta zgjas, mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë një presion të jashtë, të vazhdueshëm ndaj faktorit ndërkombëtar, si brenda në Shqipëri ashtu dhe jashtë, jo për të, për t’u treguar kokëfortë, por për të bërë në mënyrë të qartë kërkesën që ashtu siç i qëndrohet qeverisë së Ramës ose shtetit shqiptar kur mendohet që bën disa arritje, ashtu i duhet qëndruar dhe përballë, i duhen bërë kritika ose më mirë distancim higjenik i faktorit ndërkombëtar nga persona dhe nga elementë të korruptuar, të qeverisë së Rama, sepse nëse vazhdohet në mënyrë që domethënë për arritjet i bëhen lavdërime ndërsa për skandalet e mëdha qëndrohet gojë mbyllur.

Në këtë moment domethënë pozicioni i tyre jo vetëm është i kontaminuar, si të thuash, por mendoj që është edhe një tradhëti e madhe që i bëhet kontributeve të qytetarëve evropianë, aty nga ku jetoj dhe unë, të cilët ne mendojmë që ato kontribute, ato taksa që shkojnë për Bashkimin Evropian, shkojnë për të rritur mirëqënien e njerëzve, për të rritur mirëqënien e Bashkimit Evropian, për ta bërë më të sigurtë e tjerë e tjerë. Nëse nëpërmjet tyre, ushqehet një narko-regjim, atëherë mendoj që përgjegjësia maksimale është e atyre njerëzve që janë përfaqësues këtu në Shqipëri, që duhet të vënë alarmin.

Share it :