SPAK kthen përgjigje për ‘McGonigal’, Kalaja: Kallëzimi im u bashkua me dosjen që SPAK ka nisur kryesisht hetim…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar sinjale të qarta drejt Tiranës, duke vënë në qendër të vëmendjes tre fenomene kryesore: luftën kundër karteleve të drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja shprehet se këto tre elemente konsiderohen se lidhen në mënyrë të pashmangshme me kryeministrin Edi Rama, duke treguar një shtim të presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare.
Mesazhet nga Uashingtoni nuk janë të reja, por janë intensifikuar përmes komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Amerikane dhe takimeve të nivelit të lartë mes zyrtarëve të Departamentit të Shtetit (DASH) dhe drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ky fokus i SHBA-së interpretohet si pjesë e një strategjie afatgjatë për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare amerikane, të cilat preken drejtpërdrejt nga aktiviteti i krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
Kjo ka shtuar një tjetër dimension në hetimet dhe vëmendjen ndaj elitës politike në Shqipëri. Paralelisht, thekson Kalaja, presioni po rritet edhe në frontin e brendshëm. Përfaqësues të opozitës kanë vazhduar të kërkojnë llogari nga SPAK në lidhje me hetime të profilit të lartë, siç është çështja “McGonigal”. Në një përgjigje të fundit zyrtare nga SPAK ndaj kërkesave të përsëritura për informacion, vërehet një ton që tregon shqetësim nga këmbëngulja e palës kërkuese.
Kjo shihet si një shenjë se presioni pozitiv po jep efekt në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë. Në tërësi, zhvillimet e fundit tregojnë një rritje të presionit nga brenda dhe jashtë vendit, me Shtetet e Bashkuara që mbajnë një qëndrim të palëkundur për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke sinjalizuar se asnjë zyrtar i lartë nuk do të jetë i paprekshëm.
Në fakt është fillimi i 2026-ës me këto fjali, sepse Amerika nëpërmjet të dërguarës së saj në Tiranë, por edhe nëpërmjet takimeve që kanë bërë përfaqësues të lartë të DASH-it me drejtues të SPAK-ut, e ka thënë prej muajsh një gjë të tillë. Doja të veçoja në fakt edhe takimet që e nderuara ka bërë qoftë me ministren e brendshme, qoftë me ministrin e drejtësisë, qoftë takimi i zotit Dumani në Amerikë, ku parësore kanë qenë tre elementë, në këndvështrimin tim, dhe nëse i analizojmë të tre elementët, na pëlqen s’na pëlqen, të treja këto elementë të çojnë tek një person, që do ta them pak më vonë. Atëherë çfarë ka thënë Amerika gjatë gjithë kësaj kohe nëpërmjet përfaqësuesve të saj?
Ka thënë, lufta kundër karteleve të drogës, lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. A janë tre elementë që këtu në Shqipëri lidhen në mënyrë të pashmangshme me Edi Ramën? Përfshi dhe aktin e mbrojtjes të miratuar, i cili solli edhe njëherë vëmendjen e rëndësisë së jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjitha faktet, edhe aktin që ka marrë për Ballkanin Perëndimor, pra çdo dekret që ka dalë nga presidenti Trump mbas 20 janarit, kanë pasur një fokus të përgjithshëm, fakt, për hir të së vërtetës, për të mbrojtur interesat e Amerikës, se nuk mund të dalin dekrete për të mbrojtur interesat e vendeve të tjera, por këto dekrete në mënyrë të pazgjidhshme janë për të mbrojtur interesat, për shembull, ne po të marrim dekretin që doli për fondacionin Soros, për ndikimin që ka fondacioni Soros në drejtësinë shqiptare. Gjëra që ne në fakt i kishim thënë vite e vite më parë, por nuk na dëgjoi kush. Kishim bërë dhe kallëzime penale në raport me abuzimet me fondet që vinin për reformën në drejtësi, po që merreshin, shpenzoheshin nga ish-bashkëshortja e Edi Ramës, Delina Fico.
Pra, dhe ne e dimë kush janë interesat ndërkombëtare, interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është organizatë kriminale dhe për sa kohë organizatat kriminale me dekret të presidentit Trump janë quajtur organizata terroriste, nuk ka asnjë lloj dyshimi më sot, që të gjitha ato që ndodhin qoftë me dekrete, qoftë me takimet e përfaqësuesve më të lartë të ambasadës me ish-drejtuesin dhe sot me drejtuesin, ëh, marr shkas edhe një urim që bën para disa kohëve. Ju e mbani mend shumë mirë, që për festën, dukej të pavarësisë, po, për festën e pavarësisë, mund të ishte një urim kortezie si gjithmonë, duke parë shumë mirë se çfarë kishte në fjalitë e fundit.
Nëse ne do kishim atë Amerikën e korruptuar, se duhet ta dallojmë pak? Administratën e korruptuar të Biden-it me administratën e Trump-it. Atëherë Amerika e korruptuar dilte dhe deklaronte fitoren e Edi Ramës pa u shpreh KQZ-ja, shkonte dhe në SPAK çdo javë, duke i bërë presion që nga Arben Kraja e deri te Altin Dumani që të arrestonte dhe të persekutonte krerët e opozitës. Ndërkohë ne sot kemi një Amerikë që ka të gjithë të drejtën e vet legjitime, jo vetëm të monitorojë SPAK-un, se janë hedhur qindra miliona euro, por nga ana tjetër të gjitha ato çështje që sot Amerika ngrenë, janë çështje që prekin sigurinë kombëtare të Amerikës.: Mua më pëlqen kur ata shqetësohen për mënyrën se si unë i bëj pyetjet, këmbënguljen, presion pozitiv për të më dhënë informacionin që më takon sipas ligjit.






