Ekoparkun e ka bërë Edi Rama/ Ahmetaj jep detaje për skandalin Rama Mcgonigal

Ekoparkun e ka bërë Edi Rama/ Ahmetaj jep detaje për skandalin Rama Mcgonigal

Ish-zëvendësi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij në ‘Çim Peka LIVE’ ka deklaruar se, drejtësia e re kërkon që të ja lëjë aferën korruptive të Ekoparkut, Lefter Kokës.

Por sipas tij, Ekoparkun e ka bërë Edi Rama dhe Koka kishte dy vite që nuk ishte ministër, kur është firmosur kjo aferë korruptive.

Duke komentuar për skandalin tjetër, atë të McGonigal. Sipas Ahmetajt, në këtë aferë është mbështetur një oligark rus.

Çim Peka: Nuk ka filluar, jo s’ka përfunduar. As nuk ka filluar.

Arben Ahmetaj: Nuk ka përfunduar, po e quaj. Dakord. Dhe ja dhanë njerëzve. Ky e degjeneroi Erion Velinë, u tall me familjen e Erion Velisë, u tall, u tall. I bënte edhe i bënte edhe statuset e Facebook-ut në mënyrë që të armiqësonte individualisht me prokurorët që prokurorët s’duhet të binin në atë kurth të kreut të organizatës.

Se në finale Erion Veliaj ka prezumim pafajësie, ka në fund. Ka prezumim pafajësie. Nuk vete ti e shikon me inat Erion Velinë se të ka thënë ty Edi Rama. Degjeneruar. Edhe e la në zyrë për t’u arrestuar.

Dhe sa herë që Erioni jep ndonjë mesazh, i lirojnë asetet, vëllai i Erionit merr një 4 milionësh të ri nga One. Dikush tjetër merr një tender nga burgu, dikush tjetër merr një pulë. Po e ka këtë zakon ky se e ka këtë merak. Kush ka arritur të flasë nga ata? Sigurisht asnjë s’ka arritur. Unë po të isha brenda s’do isha gjallë. Unë s’kam qenë ndonjëherë depozita e tij. Nuk kam qenë. Unë në finale, me gjithë gabimet që mund të kem bërë unë në jetën time, unë e kam respektuar shtetin.

Keni shkresat. Shkresat. Merre incenerator, me sterilizim, do ta tregoj, me Bankers, me të gjitha, aty janë shkresat e mia. Aty janë. U çmendën. Çfarë nuk kërkojnë, çfarë, nuk, nuk e keni idenë. E kuptoni, asnjë SMS time. SMS-ja ime më e rëndë është, ë a mund të pini ndonjë kafe në opozitë? Në opozitë dhe kafe s’para kishim pirë. Prit pra. Vijmë te Ekoparku. Ore, a e dini që ja kanë ngjitur Terit Ekoparkun.

Ekoparkun është bërë dy vjet pasi kishte ikur Teri. Po, ja kanë ngjitur, ja kanë ngjitur Terit dhe Terin e kërcënojnë. Tani thonë, shiko se ne të kthejmë prapë në burg ty. Që të mos, që ta mos e shqepi Teri. Vetëm të mbajë në kurriz, ekoparkun e ka bërë Edi Rama. Ka letër publike që e nxorrëm, letër publike që urdhëron që urdhëron bërjen e prokurimit të drejtpërdrejtë. Fëmija e ë zonjës së tij ka bërë projektin, është paguar nga inceneratorët.

Tash, po ta bënte fëmija im, o imagjinoje njëherë, ja të lutem zoti Dumani. Sille njëherë në atë mendjen tënde ë ë të emocionuar negativisht ndaj meje. Siç e thua dhe vetë, e kam, e kam personale. Po ta kishte bërë këtë gjë Livia ose Kejsi, çfarë do kishe bërë ti? Ti do kishe dalë siç ke qejf të dalësh në parlament dhe të thuash, ky për ne është në kërkim ndërkombëtar. E shikon dhe Pentito. Pentito duhet të bëhesh ti.

Dumani, pentito duhet të bëhesh ti, duhet t’i dalësh shqiptarëve dhe t’i thuash, më fal që unë kam dëgjuar ë kam ndjekur urdhrat e kreut të organizatës dhe kam shkelur ligjin. Unë shkel të drejtat e një njeriu. Unë kam kërcënuar edhe të pyetur. E thuash këtë një ditë, se ky dëm që i ke bërë ti demokracisë dhe drejtësisë, diku këtu dhe këtu, familjari edhe ti, besoj të ri.

Do lajë ndaj meje. Leje ndaj meje, harroje ndaj meje, ndaj meje e paske personale. Nuk e di pse ë të ka ardhur ky afsh emocional kundër meje, se, se kam idenë, po nuk e di. Pra, pse u bë ekoparku me pa tender? Pse u bë? Pse s’u bë rindërtimi më pa tender? Ore rindërtimi ishte emergjencë. Emergjencë, i shikoje njerëzit nëpër çadra, ishte emergjencë. Nuk e bëmë rindërtimin. Pse u bë Ekoparku?

Në duart, në çfarë duar shkuan? Pse ja ngjisin Terit? Pse e kërcënojnë Terin që ta kthejmë prapë në burg, ndërkohë që ka mbaruar ditët e veta se çfarë bëri? Cila është arsyeja? Cila është arsyeja? Që mos flasi. Që mos flasi për këtë. Ku është personi që ka firmosur? Ja, ja u jap një një një hint ë gazetarëve investigativë. Personi që ka firmosur zëvendësi i Alqi Bllakos. S’ka firmosur Alqi. Alqi vetëm budalla është. S’ka firmosur. Ku është sot? Kaq. E lashë, investigojeni. Çfarë ka thënë? Ku ka folur ky që ka firmosur për ekoparkun? Para nja 20 ditësh. Kaq. Zoti Peka se s’jam unë as Ansa as 007.

Çim Peka: Zëvendësi i Alqi Bllakos?

Arben Ahmetaj: Zëvendësi i atëhershëm i Alqi Bllakos që ka firmosur ekoparkun. Dhe ai ka folur para 20 ditësh.

Çim Peka: Folur para nja 20 ditësh, ka folur kështu në mbështetje të…

Arben Ahmetaj: Është interesante. Do e ndjekim, do e ndjekim.

Çim Peka: Lëreni. Po.

Arben Ahmetaj: Por rastin e McGonigalit mos e, shumë e rëndësishme me ë i rikujtoj shqiptarëve. Çfarë ka ndodhur? Rasti i McGonigalit po mirë mo dakord.

Çim Peka: Një sekondë se tani se po ma bëni pak quiz. Ish-zëvendësja e Alqi Bllakos ka firmosur për Ekoparkun, vëlla i ambasadorit është?

Arben Ahmetaj: Nuk, nuk jam as Ansa, as 007. Po se e di. Zoti Peka…

Çim Peka: Dua të lidh diçka.

Arben Ahmetaj: Të lutem, a mund të investigosh ose të vësh një njeri të investigojë?

Çim Peka: E mora sinjalin. Investigoni.

Arben Ahmetaj: Dakord. Ka gazetarë shumë të mirë që të shkojnë te rrënja.

Çim Peka: Po merren.

Arben Ahmetaj: Okej. Rasti me McGonigalit është alarmant. Është korruptimi i një agjenti special të shërbimeve të partnerit kryesor tonit, partnerit strategjik, Shtetet e Bashkuara. Janë mbështetur oligarkë rus. Po do të përdorësh dhe një standard që ke përdorur të herët e tjera? Darka 10.000 dollarëshe.

Dhe Dumani thotë që e kemi në hetim. Ore, si e ke në hetim? Ti Erion Velinë e çove për një vit në gjyq. Mua më arrestove për dy muaj. Kjo do, kjo do 20 vite. 20 vite, domethënë që të vijë dosja, që të vejë të pyetet, që të bëhet. Ka bërë çudira me dosjen time. Ka bashkuar dhe ka, ka bashkëpunuar dhe me inceneratorët për të sajuar. More në mënyrë ilegale. Ta nxjerrim një moment. Nuk është, s’ka vlerë tani për shqiptarët. Po po flas për këtë.

Po, pse e mban ti dosjen me kaq terezi? Çfarë problemi ke? Apo, siç tha njëri tek KLP-ja tha, patjetër tha që prokurori tha do mbajë edhe balancë politike. Balancë politike, domethënë arrestimi i ish-zëvendës kryeministrit, ish-kryetarit të bashkisë, të ka shërbyer për balancë politike.

Ndërsa arrestimi i këtyre nuk të shërben si balancë politike. Dhe shkon kërkon ti, pse s’kërkon drejtpërsëdrejti imunitetin, po i vjen vërdallë? Pse shkon në Gjykatën Kushtetuese? Pse? Cila është arsyeja? E po ta them unë. Do qëndrimin tim në raport me atë çështje, zoti Peka? Ta ndaj dhe me shqiptarët? Po mo, kryeministri i vendit ka të drejtë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. E qartë. Ka më të drejtë, se ka pikëpyetje, a mund të ma, më fal ta mbaroj, a mund të ma pezullojë mua një ë trup tjetër ministrin apo jo. Ka të drejtë të pyesë, të shkojë në gjykatë. Patjetër, patjetër ka të drejtë, edhe ka të drejtë gjykata ta gjykojë se është precedent dhe mund t’i japë të drejtë ose mos t’i japë të drejtë. Po pse SPAK-u pse nuk e çon për direkt për heqje mandati? Heqje, më falni, imuniteti?

Çim Peka: E çoi pas kësaj.

Arben Ahmetaj: Po pse? Çfarë loje po bën? Ça, çfarë teatri po bën? Çfarë teatri?

Çim Peka: Duhet ta çonte që në fillim.

Arben Ahmetaj: Patjetër. Në momentin një. Pse? A erdh Altin Dumani dhe gjithë grupi i ish-kolegëve të mi socialistë nuk e pyeti njeri, ore çfarë bën? E pyeti një deputet i opozitës, ore çfarë ke këtë nxitim? A e pyeti, çfarë ke këtë nxitim që do me arrestu këtë? Se lexuan dosjen fare, 17 orë i lanë avokatëve të mi, 17 orë. 17 orë se unë duhet të shkoja në arrest shtëpie, më falni shqiptarët. Pse nuk e çon direkt ti kërkesën për imunitet? Pse kjo është zëvendëskryeministre e dashur.

Kjo është ministre e Infrastrukturës, ka 80 e ca përqind të buxhetit, vazhdon të japë tendera, vazhdon të kërcënojë njerëz, vazhdon të bëjë, vazhdon të bëjë festa. Po, vazhdon të orientojë, vazhdon të fshijë. Pra, në rastin tim unë që s’isha askushi dhe që asnjë nga Partia Socialiste kupola nuk guxonte të më fliste, përveç Paulin Sterkajt dhe Alket Hysenit. Të tjerët s’guxonin ta afrojnë. Kur jam ulur njëherë, një miku tim të vjetër, që gati jam rritur me të, o çfarë ke që dridhesh. Po se mos na shikon njeri i thotë atij. Po. Ku ishte rreziku im? Unë s’isha asgjë, mua s’ma afroi asnjë njeri. Asnjë njeri. Miqtë e mi bënin sikur s’më shikonin. Pse? Se i përgjonte Rama dhe Altin Dumani. Po ka ndryshuar shumë sot. Shumë ka ndryshuar sot. Shumë. Po unë prapë jam i trishtuar. Në thelb, për sjelljen e tyre, edhe të kolegëve të mi.

Dhe sot del Taulant Balla e thotë do ta studiojmë. Pse s’dole Taulant ti në rastin tim, ta studioje? Çfarë orientove? Ishe kryetar grupi. Ke ngrënë bukë në shtëpinë time. E di mirë çfarë kam bërë dhe çfarë s’kam bërë unë. Pse nuk i the, po merre ta shohim dosjen njëherë, ta lexojmë. 17 orë i latë. Pra, kjo që po them unë ka të bëjë me qasjen e SPAK-ut komplet politike. Dhe këtu është momenti t’i përsëris prapë, është në turp të Shqipërisë, të Shqipërisë trajtimi që i është bërë Ilir Metës.

Ilir Meta ka qenë mik. Mik me Ramën dhe armik me Ramën. Me mua s’ka qenë as mik as armik. Armik ka qenë njëherë se s’më ka lejuar një sekondë, të punësohesha kur kërkoi i ndjeri Fatos Nano të më bënte drejtor të administratës publike. Në pasi u ktheva nga Amerika për herë të dytë. Nga shkolla. Po mu soll si armik. Tha është njeriu i Nanos edhe i Ben Malajt. Unë e kam pasur nder të jem i Nanos dhe i Ben Malajt, pavarësisht marrëdhënieve të sotme me me Benin. Patjetër.

Kemi bërë çudira në favor të vendit. Mbyllur skemat piramidale, kam mbyllur doganat unë, më ka urdhëruar, më ka thënë shko, mbyll doganat. Se i kemi çorbë dhe do vdesim për bukë. Po. Edhe kur kam kaluar në Tepelenë kam kaluar gati gati mes plumbash. Kam, kam njerëz dëshmitarë gjallë akoma që e kujtojnë. Po more, po, po. Ja kjo është. Dhe ky ka qasje politike. Unë shpresoj që SPAK-u të ndryshojë genin e varësisë politike dhe genin e mosrespektit ndaj jetës së njeriut dhe të marrë fytyrë humane. Ore si ka mundësi e merr zvarrë ish-presidentin? A e pa si u trajtua Sarkozy? Je qejf, dakord. Dakord.

Çim Peka: Mos bëjmë krahasim.

Arben Ahmetaj: Prit, prit një sekondë. Po jo më duhet ta mbaroj se dua ta ndaj me shqiptarët.

Çim Peka: Po ka mundësi mor se presidenti i Francës nuk është…

Arben Ahmetaj: Po është nderi i Francës.

Çim Peka: Kryetar bande siç thoni ju për këtë që është në Shqipëri.

Arben Ahmetaj: Po ka pra mundësi. Një sekondë more bëj si mundet po çfarë nderi? E filmon. Po ti more që e filmon. Si more guxon ti e filmon ish-presidentin që e marrin zvarrë si qen rrugësh? Nuk e di unë çfarë ka bërë mo. Unë nuk e di unë çfarë ka bërë. S’e di. Ti nuk e merr ashtu. Përse e trajtoni ndryshe çështjen e Erion Velisë për ta marrë në, në zyrë, për t’u arrestuar në zyrë, në mënyrë simbolike? Për çfarë? Shkoje në shtëpi. Kërkoje, kryetar i bashkisë, i zgjedhur. S’ke nevojë.

Share it :