Altin Dumani nuk hetoi/ Ahmetaj: 14 miliardë dollarë janë vjedhur nga Rama dhe ministrat. Siguria kombëtare në dorë të krimit të organizuar
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrat e tij se, kanë vjedhur 14 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Sipas tij, Altin Dumani nuk ka bërë asgjë për të hetuar në lidhje me këto vjedhje.
Gjithashtu Ahmetaj ka theksuar, se me lejen e Edi Ramës, siguria kombëtare ka përfunduar në duart e krimit të organizuar.
Çim Peka: Të gjithë denoncimet tuaja, faktet tuaja, sot janë çështje në SPAK.
Arben Ahmetaj: Nuk ka të bëjë fare me denoncimet e mia. Napoleoni thoshte që kur dikush thotë, kur një burrë të thotë të thashë, i thashë, nuk është burrë. Nuk ka lidhje me denoncimet e mia, ka të bëjë me realitetin e Shqipërisë dhe ka të bëjë me atë që unë i referohem, është bërë kavaletë. Domethënë, të dyja çështjet e mëdha, që janë vetëm maja e ajsbergut, që janë vetëm maja e ajsbergut.
Si AKSHI-i, si tjetra, praktikisht janë çështje që ju kanë rënë në prehër. Dhe janë gati, gati aksidentale. Domethënë, çështjet e Ballukut, janë konsekuencë e rënies në kurth të vetvetes të atij ish-drejtorit të shkretë që është në burg dhe aty ai i kishte regjistruar të gjitha, ka çudira. Nuk diskutohet që ka çudira, ka çudira. A del kreu i organizatës që thotë, po, kam ndërhyrë për këtë, kam ndërhyrë për Ram Gecin, të më falë Ram Geci. Kam ndërhyrë për atë, kam ndërhyrë për atë. Si ore ku e gjen ti këtë të drejtë të ndërhysh për atë?
Ti po, ky i jep ushqim ca-ve. Po pse më ky tjetri nuk i jep ushqim ca njerëzve të tjerë? Kush je ti? Po ti ke këto mundësi. Kush je ti ore që merresh me konkurrencën drejton ti se ku do shkojnë paratë e buxhetit? Çfarë je ti more? Po kjo s’është buxheti jot privat, i shtëpisë tënde. Aty e ke këtë të drejtë. Këtu s’e ke këtë të drejtë, këtu ka konkurrencë. Pse nuk e merr Altin Dumani të pandehur? Pse nuk e merr? Nuk e merr. Se nuk e merr dot bosin e vet politik Altin Dumani të pandehur. Mua mund të më merrte, se i dha urdhër bosi politik.
Po mo po ka do ta sillte ekoparku. Te ekoparku e imagjinoni, do t’ua them shqiptarëve, do t’ua them prapë. Imagjinoni sikur goca ime te ekoparku të kishte bërë projektin e ekoparkut dhe ta kishin paguar inceneratorët. Po imagjinoni, ju lutem. Ose zoti Dumani, e imagjinoni një çikë ti këtë? Këtë? Se si ikën spektri nga njëra anë në anën tjetër? Domethënë, po ta kishte bërë fëmija im, edhe Kelis që është pesë vjeç, do shkonte në burg me mua, me motrat e me ë mamanë.
Kur e bën kreu i organizatës, fëmija e kreut të organizatës, anëtar i i familjes së kreut të organizatës, ne do t’i mbyllim të dyja sytë, do t’i mbyllim të dyja veshët dhe do i vëmë edhe një shtupë gojës. Pra nuk do flasim, nuk do shohim, nuk do dëgjojmë. Kjo është drejtësia. Çfarë ka ndryshuar te drejtësia? Nuk ka ndryshuar SPAK-u, SPAK-u është i njëjti i dashur. Ka ndryshuar qasja përtej Shqipërisë. Ka ndryshuar qasja në kryeqytetet e botës demokratike në raport me krimin e fundamentit kriminalo-ekonomik të kreut të organizatës.
Ka ndryshuar qasja përtej Shqipërisë në raport me një drejtësi plakash dhe një drejtësi statistikash. Jeta ime nuk është statistikë. Për shqiptarët mund të jetë. Për Altin Dumanin mund të jetë. Po një ditë, ata që kanë investuar tek reforma në drejtësi, e kanë sponsorizuar përtej Shqipërisë, që kanë investuar dhe kanë sponsorizuar reformën në drejtësi, nuk mund ta pranojnë këtë fenomen. Fenomen ku shteti kthehet privat, ku çdo tender, more çdo tender, kur unë ju kam thënë që unë s’kam bërë asnjë tender në jetën time. Kur unë e kam thënë që çdo tender është i drejtuar, i orientuar.
Ore ai del aty dhe thotë po thotë, e kam thënë unë për Ram Gecin se ai ushqen. Ore Ram Geci të marrë punë të dynjasë. Me, me, me të drejtë, ka një jetë që punon, të marrë punë të dynjasë me konkurrencë. Jo t’i futet kryeministri thotë çoja këtij, çoja atij, jepja këtij, jepja atij, jepja. E keni parë çfarë gjuhë përdoret? Ore unë në kulmin e, në kulmin e mërzitjes time në raport me shkatërrimin e atij shteti, nuk e kam përdorur ndonjëherë këtë gjuhë. Dhe dhe burrat nganjëherë dhe shkasin. Ky është problemi gjuhës.
Çim Peka: Po më fal, më fal. Gjuha e tyre. Një sekondë. Po.
Arben Ahmetaj: Pra po kthehemi tek gjoja aty. Jemi duke folur, jemi duke folur për për ë kthimin e atij shteti në një shtet privat, në, të bazuar në paratë e drogës dhe të korrupsionit, të cilat hidhen pastaj në procesin e ripërtëritjes së pushtetit. Ka një, në vokabularin politik ka një ë shprehje të gjerë për këtë, prostituim i pushtetit. Ky është prostituim i pushtetit. Është kthyer shteti në një fundament për narkoshtetin. Organet e sigurisë kombëtare të lidhura me krimin e organizuar. Do duhen 60 vjet ta pastrojnë Shqipërinë. E mjerë. Shqipërinë e mjerë. Një 60 vjet ta pastrojnë nga krimi i organizuar.
Çim Peka: Pra, këto kanë ndodhur gjatë këtij viti në Shqipëri sipas jush?
Arben Ahmetaj: Po, po. Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek, tek..
Çim Peka: 14 miliardë është dëmi në ekonomi shqiptare?
Arben Ahmetaj: Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë. Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s’u fut te tuneli?
Pse tuneli u la muajin e fundit? Pse nuk hetohet përtej? Pse nuk ndiqet paraja? Të ndiqet paraja dhe te AKSHI-i, dhe te rrugët, dhe te nënkontraktorët. Lojërat. Po unë siç e di dhe më vjen informacion përditë. Pse nuk u fut? Cila është arsyeja që Altin Dumani nuk u fut te tuneli? Cila është arsyeja?
Pse nuk u fut tek AKSHI-i? Cila është arsyeja? Pse e mori dosjen time me dhunë? Kujt i kishte premtuar çfarë? Do bëhej shefi i SPAK-ut me zemrën time dhe mëlçinë time? Okay, ja u bëre. Kush është rezultati? Çdo burrë në finale mendon për trashëgiminë, jo thjesht për trashëgiminë familjare, por dhe atë që lë mbrapa. Çfarë lë mbrapa? 14 miliardë dëme ka lënë Altin Dumani prapa.
Çim Peka: Dhe sa ka kthyer prapë?
Arben Ahmetaj: Dhe del aty, zero. Dhe del aty dhe thotë që, po çfarë mua nuk më kanë sjellë denoncime as tatimet, as pastrim parave. Ore unë, unë, unë zoti më mbaj mendjen, kur i dëgjoj. Ore çfarë pune ke ti me tatimet dhe me dhe me doganat dhe me pastrimin e parave. Ti ke indicio. Indicio. Po ti ke nga media siç përdore një pseudo media për mua. Merre o vëlla, merr këtë proces, këtë tender, këtë strukturë, këtë koncesion, ë këtë pastrim parash. Këtë organizatë kriminale nga A-ja te Zh-ja. Po more, s’e ke bërë. Ka ndryshuar, ka ndryshuar SPAK-u? Jo. Ka ndryshuar qasja përtej Shqipërisë në kryeqytetet europiane.
Ka ndryshuar qasja tek ata që kanë frymëzuar dhe sponsorizuar reformën në drejtësi, që janë shumë të bindur që është shumë larg të qenit ajo që duhet të jetë dhe hapi i parë është pavarësia nga kreu i organizatës. Kjo është e para. Pra, po të vazhdojmë më tej, ke shumë elementë që tregojnë që jemi shumë larg të hetuarit me rrënjë. Jemi shumë larg të hetuarit me rrënjë. Shumë larg. Të ndiqet paraja. Në çdo vend të botës ndiqet paraja, merret ku ka shkuar, çfarë ka bërë dhe meqë ka ndryshuar qasja e kryeqyteteve të botës demokratike, po ta shikoni, për herë të parë në median shqiptare, po për herë të parë, për turp të medias shqiptare, ka propagandë anti-Trump. Për herë të parë. Pse? Kemi ne objektiva dhe parime të ndryshme me presidentin e Amerikës?
Nga aktuali apo nga të gjithë ata që kanë qenë përpara? Jo. Përkundrazi, jemi 99.9999.99%. Diferenca mund të jetë tek një gjethe që s’ka vlerë, jo te trungu dhe te degët. S’kemi ne diferencë me. Tani, nga frymëzohet kjo? Nga kreu i organizatës. Po pse? Se i ka ndryshuar qasja në tërësi. Ka ndryshuar qasja në tërësi dhe çfarë them një fakt dhe le të dalim edhe në batutë se kam shumë qejf kur bën teatër që thotë që ë, është bërë një punë spektakolare te AKSHI-i, po të vijë atje se është e bukur ajo gjëja, është e lezetshme.




