Ahmetaj: Kupola e PS-së ka vdekur. Shqipëria në duart e karteleve, organizatës mafi@ze të Ramës dhe 15 oligarkëve

Ahmetaj: Kupola e PS-së ka vdekur. Shqipëria në duart e karteleve, organizatës mafi@ze të Ramës dhe 15 oligarkëve

Arben Ahmetaj është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, sepse asnjë nuk çohet të flasë kundër Edi Ramës.

Si ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës dhe që i ka parë gjërat nga brenda me syrin e tij, Ahmetaj është shprehur Edi Rama ja ka dhënë Shqipërinë 15 oligarkëve, e ka ndarë me hartën para.

Çim Peka: Pra nuk ka më parti Socialiste po thoni ju.

Arben Ahmetaj: Nuk ka më drejtim të Partisë Socialiste, socialistë ka pafund.

Çim Peka: Fatkeqësisht po.

Arben Ahmetaj: Ti thua fatkeqësisht? Unë jam një ndër ta që çfarë e ke, në qoftë se ti ekzistencën time e quan fatkeqësi, është histori tjetër. Po, sigurisht që këtu..

Çim Peka: Ekzistencën tënde politikisht, sigurisht që ashtu e quaj.

Arben Ahmetaj: Tashi, po, të bëj një pyetje shqiptarëve. A doli raporti i OSBE/ODIHR-it? A e di çfarë ka bërë raporti i OSBE/ODIHR-it, zoti Peka? Janë tre raporte. Këto tre raporte kanë bërë një ë vizatim të detajuar të krimit të organizuar në zgjedhjet e Shqipërisë. Është hera e parë, i kam këtu të cituara. Dikur ka pasur probleme me shitblerjen ë, në historikun e zgjedhjeve, për turpin tonë, nuk e kopjuam njëherë Kosovën, me atë shembull që bëri herën e fundit. Patjetër që kemi pasur probleme, po kurrë nuk është faktuuar, vizatuar influenca e krimit të organizuar në zgjedhje. Në raport, flitet drejtpërsëdrejti për influencën e këtij të fundit në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. E para. Është hera e parë.

Share it :