Rama ka hallin e vet’/ Kalaja: Mazhoranca po e kthen Këshillin e Mandateve në gjykatë për të shpëtuar
Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po tenton të kthejë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një proces gjyqësor, me qëllim mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrest.
Sipas avokates Adriana Kalaja, e ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, veprimet e Partisë Demokratike për të kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit tregojnë qartazi se kush është në anën e zbatimit të ligjit dhe kush kërkon ta shkelë atë.
Kalaja theksoi se kërkesa e SPAK-ut është e nevojshme për të parandaluar manipulimin ose “helmimin e provave”, zhdukjen e tyre apo intimidimin e dëshmitarëve. Këto argumente, sipas saj, janë paraqitur qartë nga organi i akuzës si në shkresën drejtuar Kuvendit, ashtu edhe në dokumentacionin e dorëzuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Çështja, sipas avokates, nuk lidhet vetëm me masën e sigurimit personal ndaj znj. Balluku, por edhe me domosdoshmërinë për të siguruar paratë publike. Vihet në dukje se ligji parashikon masa si sekuestroja pikërisht për të ndaluar agravimin e veprës penale dhe për të mbrojtur fondet e buxhetit të shtetit.
“Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që një person i pandehur për vepra të rënda penale të vazhdojë të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër, duke vijuar të menaxhojë tendera me vlerë miliona euro në dëm të qytetarëve,” u shpreh Kalaja, duke e cilësuar situatën aktuale si një moment ku “bien maskat” e propagandës qeveritare.
Kalaja argumenton se roli i Këshillit të Mandateve nuk është të zhvillojë një hetim apo gjyq, por thjesht të verifikojë ligjshmërinë formale të kërkesës së SPAK-ut. Sipas saj, mazhoranca po përpiqet ta shndërrojë këtë seancë procedurale dëgjimore në një farsë gjyqësore, jo për të mbrojtur Ballukun, por nga frika e një “efekti domino” që mund të përfshijë zyrtarë të tjerë të lartë.
Kalaja:
Në fakt është përtej absurdit. Me veprime konkludente, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, jo vetëm që po kërkon të bëhet mbledhja, por po tregon qartazi se kush është për zbatimin e ligjit dhe kush është për shkeljen e ligjit. Në rastin konkret që po flasim, përveç se nga ana e SPAK-ut janë kryer të gjithë veprimet e duhura për të parandaluar atë që në fakt e parashikon ligji, që të mos kemi helmim të provave, të mos kemi zhdukje apo manipulim të tyre, të mos kemi intimidim të dëshmitarëve, fakte të cilat në fakt janë paraqitur nga ana e organit të akuzës në shkresën e dërguar Kuvendit, por edhe në dokumentacionin e çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, në raport me masat e sigurimit personal.
Ashtu siç e kundër e cituat edhe ju në kronikë po edhe në në pyetjen tuaj, ka në fakt edhe një koincidencë që nuk kemi të bëjmë tashmë vetëm me masat e sigurimit personal ndaj Belinda Ballukut, por kemi edhe masat që ne duhet të sigurojmë dhe paratë publike. Pra, shkojnë në një rrugë të përbashkët masa e sigurimit ndaj zëvendëskryeministres Balluku me atë çfarë në fakt bën edhe parandalimi i kryerjes së veprave penale.
Pse thotë ligji që merren masa të caktuara, qoftë dhe masat e sekuestros, për të parandaluar agravimin e veprës penale dhe për të parandaluar që nëpërmjet të gjithë provave që posedon SPAK-u, personi i dyshuar, në rastin konkret i akuzuar, pra ne nuk jemi as përpara faktit që kemi një person nën hetim, po kemi një person të pandehur dhe ashtu si kundër thotë kryeministri që nuk ndodh në asnjë vend të Europës, por në asnjë vend të Europës nuk ndodh që një i pandehur të jetë dhe zëvendëskryeministër dhe ministër dhe një i pandehur për vepra të rënda penale, të vazhdojë të tenderojë miliona e miliona euro në dëm të buxhetit të shtetit që tek e fundit janë në dëm të xhepave të qytetarëve.
Nga ana tjetër unë në fakt me thënë të drejtën jam shumë e lumtur me këtë situatë, sepse ranë maskat. Nuk ka më propagandë, nuk ka më që ne nuk flasim, po flet drejtësia. I mbani mend ato deklarata.
Unë mendoj që këto janë teknikalitete të cilat në fakt edhe ne nuk duhet t’i hyjmë këtyre gjërave sepse kjo seancë në në në Këshillin e Mandateve nuk është seancë gjyqësore. Pra, aty nuk bëhet hetim. Aty shikohet vetëm ligjshmëria e kërkesës së organit të akuzës, SPAK-ut në rastin konkret. Dhe këtë në fakt tenton që të bëjë mazhoranca. Që këtë seancën dëgjimore dhe për të parë nëse është e ligjshme dhe është e bazuar në prova kërkesa e SPAK-ut, këto të cilët në fakt nuk kanë hallin e Ballukut, por shprehimisht Rama ka hallin e vet, se gjithë të tjerët kanë hallin e tyre se do shkojnë si puna e efektit domino, kërkojnë që këtë seancë ta kthejnë…






