Skandali me tenderat e paracaktuar/ Rama ne mbrojtje: AKSHI, institucion krenarie”,

Skandali me tenderat e paracaktuar/ Rama ne mbrojtje: AKSHI, institucion krenarie”,

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, theksoi se “AKSHI është institucion krenarie” dhe “ndihmë për integrimin në Bashkimin Europian”.

“Këtë sukses nuk e solli koha, por kjo qeveri, Shqipëria ka hapur kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim u mblodh Europa politike në sheshin “Skënderbej”. Erdhën në një vend të korruptuar mendoni ju? Jo. Por nuk morën opinionin e 700 tenxhereve politike e mediatike kur erdhën. Nëse po ndodh sot ky proces, është meritë e kësaj force politike. Çfarë dorëheqje? Ne morëm 83 mandate. Dorëheqje për çfarë, për AKSHI-in? AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi të qartë bashkë. Krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar, sepse kemi qenë këtu ne, kur duhej të shkonit të mbanit radhë për çdo lloj letre, edhe për të marrë një certifikatë dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letre atje se s’kishin nga e merrnin. 620 miliardë lekë, që janë 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët falë dixhitalizimit”, tha Rama,

Share it :