Kanosi shtetasin e huaj, “arrest në shtëpi” për Drejtoreshën e Antitrafikut. Alma Bime i dogji shtëpinë dhe futi në burg edhe ish-bashkëjetuesin e saj drejtor i IPO-s

Kanosi shtetasin e huaj, “arrest në shtëpi” për Drejtoreshën e Antitrafikut. Alma Bime i dogji shtëpinë dhe futi në burg edhe ish-bashkëjetuesin e saj drejtor i IPO-s

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në shtëpi për drejtoreshën Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe shtetasin e huaj M. M.

Po ashtu, në një tjetër episod, sipas të dhënave nga policia, ajo dyshohet se ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në Kinostudio.

Ndërkohë, në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës ka arrestuar Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), pasi ai u dyshua se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Ishte kjo e fundit që kallëzoi rastin në polici
Ora news

Share it :