Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Meta: Numërimi mbrapsht ka filluar
Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për të marrë pjesë në protestën e organizuar sot pasdite para Kryeministrisë, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila u zhvillua nën parullën “Rrëzojmë narkodiktaturën”, kishte për qëllim të denoncojë qeverisjen e Edi Ramës dhe të shtojë presionin ndaj tij për të larguar nga posti.
Gjatë protestës, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë të shumtë shprehën pakënaqësitë e tyre për situatën e krijuar nga qeveria dhe e quajtën atë si një regjimin të korruptuar dhe kriminal, që e ka marrë vendin në dorë. Ata kërkuan një ndryshim të menjëhershëm dhe shpallën se ky është momenti i fundit për të shpëtuar Shqipërinë nga dështimi dhe degradimi.
Pas përfundimit të protestës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar menjëherë në rrjetet e tij sociale, ku ka shprehur mbështetje për qytetarët që iu bashkuan protestës dhe ka theksuar se numërimi mbrapsht ka filluar.




