Kapo’/ Bardhi nxjerr dosjen e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë… Agasi përfitoi 30.2 mln euro me 1 tender sekret

Kapo’/ Bardhi nxjerr dosjen e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë… Agasi përfitoi 30.2 mln euro me 1 tender sekret

Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Agasi vetëm për një tender sekret përfitoi 30.2 milion euro si taksë korrupsioni’, shprehet kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazement Bardhi në një postim në Facebook.

Duke nxjerrë materiale nga dosja hetimore e AKSHI-t, Bardhi thekson se ‘kjo dosje provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës’.

Këta nuk janë Qeveri. Këta janë një bandë që ka marrë peng vendin përmes një Kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ndryshe nga Belinda Balluku që e quante “Palloshi i gjatë”, Ergys Agasi e respektonte dhe e quante “Kapo”!’, shkruan Bardhi.

Share it :