Erisa Xhixho: Dy raporte të Avokatit të Popullit faktojnë izolimin politik dhe trajtimin çnjerëzor të Ilir Metës
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke iu referuar dy raporteve zyrtare të Avokatit të Popullit që, sipas saj, ngrejnë alarmin më të fortë institucional për trajtimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Xhixho thekson se raporti i parë, i publikuar në gusht 2025, ka evidentuar shkelje të rënda ligjore dhe kushtetuese gjatë shoqërimit të Metës.
Sipas saj, Avokati i Popullit e ka cilësuar këtë procedurë si trajtim degradues në kundërshtim me standardet europiane.
Në statusin e saj, Xhixho ka përmendur se izolimi politik i Metës përmes kufizimeve të takimeve familjare, ndalimit të vizitave nga përfaqësues politikë dhe bllokimit të komunikimit me median është në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut




