Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci paraqitet në SPAK

Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai është zyrtarisht nën akuzë, që prej muajit prill 2025, gati 3 javë para zgjedhjeve. Beci bashkë me 6 të tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Të pandehurit e tjerë, janë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti.

Nga hetimet ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

Share it :