Bardhi-Peleshit për imunitetin e Ballukut: Shtyni mbledhjen se s’ju përgjigjet Rama
Mbledhja e Këshillit të Mandateve që shqyrtoi kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut është mbyllur pa marrë një vendim se çfarë do të ndodhë më tej. Fillimisht shumica parlamentare donte të shfrytëzonte konfliktin e së enjtes në kuvend, duke përjashtuar 27 deputetë të opozitës, mes tyre gjithë përfaqësuesit e saj në komisionin e mandateve për ta zhvilluar mbledhjen me prokurorët e SPAK, vetëm me deputetët e majtë. Ky skandal u zgjidh falë ndërhyrjes së ambasadorëve të huaj perendimorë.
Në fund ata përdorën taktikën e shtyrjes së procesit pa fund, për të fituar kohë. Ndërsa Partia Demokratike kërkoi mbledhjen për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të hënën, mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë duke dashur që komisioni të mblidhet në janar. Prokurorët e SPAK të pranishëm në mbledhje kërkuan që vendimi të merret sa më shpejt dhe thanë se 3 ditë kohë ishin të mjaftueshme për të shqyrtuar provat dhe për të marrë një vendim.
Mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë.
Zbardhet përplasja brenda mbledhjes.
Bardhi -Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp…”
Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje kreu i opozitës, Berisha e denoncoi këtë farsë:
Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama.
Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj.
Pas këtyre manovrave nuk ka më dyshime se Rama është i vendosur të mbrojë Ballukun. Edhe çshtja e rrëmbimit të kompetencave që u gjykua nga Gjykata Kushtetuese doli që të jetë një bllof sa për të fituar kohë. Sepse edhe me procedurë të rregullt, kërkimin e imunitetit nga SPAK PS duket e vendosur mos e dorëzojë Belën.
©Lapsi.al




