Berisha: Dosja e Lubisë është ndarë në dysh, tani është dosja e Ballukut dhe dosja e Ramës!
Kreu i PD, Sali Berisha tha se skandali u numrit 2 të qeverisë Rama (Belinda Balluku) që ka tronditur qeverinë është ndarë tashmë në dy pjesë: dosja e Ballukut dhe dosja e Ramës, e cila “nuk fle më” dhe po ecën me ritme që e kanë vënë kryeministrin në panik total.
Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të përdorë Ballukun si parzmore për të shpëtuar veten, ndërsa paralajmëroi se qytetarët dhe opozita janë gati për protesta masive për t’i dhënë fund bandës më të korruptuar që ka drejtuar ndonjëherë shtetin shqiptar.
“Edi Rama ka hallin se është në radhë pas Lubisë.
E keni marrë vesh ju se është ndarë dosja në dysh.
Dosja e Lubisë dhe dosja e Ramës.
Nuk fle më dosja e Ramës.
Dhe ai tani po bën gjithçka për të përdorur Lubinë si parzmore.
Shqiptarët nuk do jenë indiferentë.
Do jenë ata që do imponojnë ligjin dhe drejtësinë.
Po kështu dje, për herë të dytë, në një ndërhyrje tjetër, iu përmend gjykatësve rrogat, sikur i ka nga pronat e Surrelit, sikur i jep nga fondet e vjedhura dhe jo nga buxheti i shtetit.
Një akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet t’i kërcënojë.
Të përdorë buxhetin e qytetarëve që e ka vjedhur vetë për të këcënuar gjykatësit që kërkojnë të mbrojnë buxhetin nga hajdutët.
PD dënon me forcën më të madhe dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë, të gatshëm për protestat më të fuqishme që vendi ka njohur, për t’u ndarë përfundimisht nga kjo bandë që kombi shqiptar nuk e ka pasur kurrë në drejtim që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot”, tha Berisha.




