“Jemi në fazën e betejës vendimtare”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë mandatin e katërt
Kryedemokrati, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në njësinë numër 9 në Tiranë foli edhe për analizën e partisë post-zgjedhje.
Berisha u shpreh ndër të tjera së PD është sipas tij në fazën e fundit të betejës përfundimtare, ndërsa paralajmëroi se Edi Rama nuk do ta gëzojë mandatin e katërt.
“Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Edi Rama me mandatet e vjedhura në pushtet nuk mund të qëndrojë. Ndaj dhe duhet të jemi të qartë, jemi në fazën e betejës vendimtare. Para shqiptarëve, para botës dhe para Zotit kemi faktuar se ky na ka vjedhur zgjedhjet. Se ky kriminel ka bërë gjithçka për të marrë mandatin e katërt. Nuk do ta gëzojë kurrë,” shprehet Berisha.




