Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!

Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!

Analisti Andi Bushati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se çështja e pezullimit të Ballukut është sipas tij një problem moralo-politik që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e qeverisjes.

Sipas Bushatit, një ministër i akuzuar për korrupsion duhet të largohet menjëherë nga detyra, ndërsa shton se Rama po e mbron Ballukun për interesa të vetat.

Sipas tij Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë.

“Debati po na imponohet si një debat juridik, ndërkohë që është një debat moralo-politik. Një ministër që akuzohet për hajdut duhet të iki dhe këtu s’ka më as konflikt kompetencash, as çështje imuniteti, asnjë gjë. Pra, është guri i parë që s’do Rama ta lëvizi, që një njeri që dyshohet, është kapur me fakte dhe dyshohet se ka vjedhur, ka zhdukur 50 milionë euro, duhet të iki. Ose duhet ta heqësh dhe këtu s’kemi më debat juridik. Ngaqë do duhet zhytur, heshtur, mbyllur ky debat moralo-etik, neve zihemi nëpër studio për debatin juridik, për kushtetueshmërinë e të tjera.

E dyta, çfarë më bëri përshtypje duke dëgjuar Ramën. Çfarë thotë Rama? Rama thotë, dëgjo thotë, s’ndodh në asnjë vend të ë Evropës, të botës po të doni ju, që gjykatësit dhe prokurorët t’i rrëmbejnë qeverisë një ministër duke hyrë në kompetencat e një pushteti tjetër.
Po t’i shtojmë kësaj të parës, që këtu pezullimi duket si, duket si ndonjë sakrilegj i madh që ju bë Ballukut. Edhe fjalët që thotë, në fakt ato i thotë pa zemër, por që gjithsesi i ka shqiptuar po ai, për Veliajn. Ah, s’merret thotë një kryetar në detyrë pa qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Pra, Veliaj që s’ka imunitet, nuk merret dhe çojeni në zyrë i thotë Rama. Ballukun mos ma hiqni nga zyra dhe këtu ka shumë teori që thonë që ore po e kërcënon Balluku, jo Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë. Mua më duket më e thellë. Rama thjesht thotë, Veliaj në zyrë të kthehet. Balluku mos pezullohet dhe të vazhdojë të punojë. Shkurt, deviza është, ore na lini të vjedhim. Pra, këtu nuk është çështje Balluku. Këtu është, mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur. Ke parasysh kur je duke bërë ndonjë punë edhe dikush të bërtet ose të grricet te veshi? Hiqmu qafe se jam duke punuar’,- është shprehur Bushati në Syri TV.

Share it :