Kam dijeni dhe mund të jap dëshmi që…’/ Ilir Meta kërkon të merret në pyetje për dosjen e 21 janarit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg ka bërë një kërkesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e 21 janarit.
Në shkresën drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, Ilir Meta shprehet se ka dijeni dhe mund të japë dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes.
Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në shkresë.
Ilir Meta shprehet se eshte në dispozicion të organit te procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme






