Rama i bëri avokatinë më të madhe Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në konferencën me gazetarët se Rama i ka bërë avokatinë më të madhe Luftar Hysës, madhe e ka shpallur atë investitor strategjik.

“Tani mundësisht deklaratat e Ramës.

Avokati i tyre…

A ka avokati më të madhe?

Ja, flet si avokat.

Flet vetë, tregon vetë se si i dha lincencën e hotelit, i dha lejen e hotelit me 5 yje, e shpalli investitor strategjik 10 vjet pa taksa, i dha licencën e kazinosë klanit të Sinaloas, vëllezërve Hysa në një ndër pozicionet më të fuqishme në kartelin më të fuqishëm të drogës në botë që është Sinaloa”, tha Berisha.

Share it :