Investigimi/ Ura 110 metër e tunelit të Llogarasë u ‘zhduk’, Edi Rama e përdori për përurimin e punimeve

Investigimi/ Ura 110 metër e tunelit të Llogarasë u ‘zhduk’, Edi Rama e përdori për përurimin e punimeve

Jo pa qëllim emisioni i fundit, që zbërtheu aferën 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë u mbyll me një skandal brenda skandalit, zhdukjen e një ure 110 metër, e cila është një nga zërat më të kushtetueshëm në këtë projekt.

Në këtë emision do të shkojmë edhe më tej, për tju treguar se si Ura që nuk ezkiston u përdor si kusht skualifikues për kompanitë që kishin dhënë ofertë më të ulët, e më pas nuk u ndërtua kurrë. E bashkë me Urën u zhdukën edhe miliona euro që ishin planfikuar si shpenzime për ndërtimin e saj.

Projekti i miratuar për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, sipas të dhënave të Dokumenteve Standarte të Tenderit (DST) do të kishte 2 ura. Një në hyrje dhe një në dalje të tunelit. Nga vëzhgimi në terren rezulton se Ura në dalje të tunelit në anën e Palasës, jo vetëm që nuk është ndërtuar por edhe kanioni ku do të ndërtohej është mbushur me inertet e nxjerra nga gërmimi i tunelit, duke shkaktuar kështu edhe një katastrofë mjedisore.

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, pas publikimit të skandalit, nxori dokumente shtesë, ku me një përllogaritje të zërave për ndërtimin e 2 urave, kostoja e tyre shkon deri në 25 milionë euro, destinacioni i të cilave, mbetet i panjohur dhe i takon SPAK të hetojë.

Në Preventivin e kërkuar për dorëzimin e ofertes në tender, bashkimi operatorëve INTEKAR-ASL kanë paraqitur dhe kostot për çdo zë.

Në ekran jeni duke parë, dy preventivet që detajojnë çdo element të nevojshëm dhe punët që duhen kryer për ndërtimin e urës që nuk ekziston. Për ndërtimin e urave pjesë e kostove janë gërmimet, sistemi i drenazhit, ndërtimi si dhe sistemi i ndriçimit. Dhe për shkak të arkitekturës së ndërtimit, urë më një këmb, kostoja e saj përllogaritet në vlera të mëdha.

Por jo vetëm Ura, ekspertët e fushës, denoncojnë masakrën mjedisore, që për qëllim ka patur uljen e një prej kostove më të mëdha në hapjen e tunelit, atë të transportit të inerteve. Duke i hedhur këto inerte në kanionin ku do të ndërohej ura, ndërtimi i saj doli i panevojshëm, e të vetmet që mbeten janë fondet që me rregull duhet të mos ishin përdorur.

E sipas po të njëjtëve ekspert, kjo masakër ka rrezikun e një tjetër katastrofe, atë të rrëshkitjes së dheut, për shkak të mosndërtimit me projektin e duhur, e pa sisteminin e drenazhimit të ujrave, që dikur rridhnin në kanionin e bllokuar.

Ura e zhdukur është përdorur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si një kleçkë për të skualifikuar nga gara konsorciumin e kompanive Concord Engineering & Contracting, Alb-Building sh.p.k., dhe Alb-Star sh.p.k., me ofertë 15.848.808.298.78 lekë, apo rreth 30 milionë euro më pak se bashkimi i operatorëve turk që u shpallën fitues.

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS

“Operatori ekonomik BOE JV Concord Engineering and Contracting & Alb Building & Alb Star është skualifikuar pasi :

Ai nuk ka plotësuar kriterin 2.3 gërma c të Dokumentave Standarte të Tenderit i cili parashikon se operatori ekonomik duhet të demonstrojë përvojën e suksesshme si kontraktor ose partner …lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 kontrate për ndërtim urash në rrugë të një natyre dhe kompleksiteti të krahasueshëm me kontratën aktuale Brenda 5 viteve të fundit, kontratë që përfshin minimalisht ndërtimin e 1 ure ne gjatësi të paktën 120 m”. Kontrata e paraqitur nga ky operator nuk dëshmon se ai ka realizuar punë të ngjashme.

Sipas dosjes së SPAK, as bashkimi i operatorëve INTEKAR-ASL nuk e kishin këtë eksperiencë, e për rrjedhojë edhe ata duhet të skualifikoheshin.
Image
Plug

Share it :