Andi Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën!
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për dosjen Balluku, për të cilën tha se SPAK për herë të parë ka prekur edhe Edi Ramën.
“Nëse ka një dosje, që duket sikur preket edhe kryeministri, kjo mund të thuhet se është e para që preket Rama. Marrim inceneratorin, nuk ka gjurmë Rama. Marrim Veliajn, Ahmetajn, nuk ka. Tuneli i Llogarasë, është një gjë që nuk besoj se ka njeri, kushdo që njeh punët e shtetit, të mos thotë se këtu është Rama.
Nga thesi, Rama ka hequr 190 mln euro dhe ia ka dhënë dikujt tjetër. Logjika ta do, që këtu Balluku ka luajtur mashën e Ramës. Ne shpesh e kemi kritikuar SPAK, që nuk prek procedurën, nuk prek thelbin si është dhënë një gjë. Nëse do të kishim kritikë për dosjen, këtë mund ti bënim.
Është hera e parë në një dosje të SPAK, që ne tregojmë se si një funksionar i lartë, është përfshirë në çdo hap dhe etapë të manipulimit të një tenderi. Veliajt i thonë, fustanet e gruas, Ahmetajt i thonë pllakat e ish gruas.
Edhe për publikimin e dosjeve nuk jam dakord, pasi SPAK të vret publikisht, pastaj shkon në gjyq.
Kush është pika e fortë dhe e dobët e dosjes? Te Veliaj ne dimë, që ka fituar, një vilë, kaq para, etj, këtu nuk na tregon ku kanë shkuar paratë. Nëse të Veliaj, nuk na tregon rolin e Veliajt që jep këtë leje, bëj këtë favor, ka rol zero, në këtë rast Balluku është e përfshirë në çdo pjesë kriminale të hallkës së manipulimit të një tenderi.
Ana pozitive kjo. Por në fund ana negative, ku shkuan paratë? Këtë nuk e kemi”, tha Bushati.






